Conference League, Çuçi thirrje bizneseve private: Shpalleni 25 majin ditë pushimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke shpjeguar masat e marra, për finalen e Conference League ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i bëri thirrje bizneseve private në kryeqytete si edhe bankave që ta bëjnë një ditë pushimi, për shkak të fluksit të madh që pritet të ketë atë ditë, si edhe paralizimit të qarkullimit.

Çuçi iu bëri edhe njëherë thirrje qytetarëve që jetojnë jashtë Tiranës që të mos tentojnë të vijnë në kryeqytet për të parë ndeshjen nëse nuk kanë një biletë në stadium, pasi qyteti do jetë në dispozicion të atyre që janë të pajisur me bileta dhe banorëve.

“Do të jemi këtu për të kthyer atë ditë në një ditë të vërtetë feste për gjithë Tiranën. Po parashikojmë çdo gjë në detaje në mënyrë që të mos cenohet askush në këtë festë të madh. Çdo gjë është në kontroll, iu bëj thirrje shqiptarëve jashtë Tiranës që nuk kanë biletë mos të tentojnë të vijnë në Tiranë se do jetë në dispozicion të atyre që kanë biletë dhe tifozëve të Romës e Feyenoord. Bizneseve që s’kanë lidhje me finalen restorantet baret dhe gjithë shërbimet, bankave apo zyrave private, ashtu siç kemi bërë me institucionet publike dhe shkollat ta shpallin ditë pushimi të mërkurën pasi Tirana do jetë e paralizuar sa i takon qarkullimit të mjeteve. Kemi marrë masa që çdo mik që vjen nga Roterdami dhe Roma t’i ketë dyert e hapura në mënyrë që të aksesojnë Tiranën në mënyrë sa më të lehtë”, tha Çuçi.

Çuçi bëri me dije se dy ekipet policie nga Roterdami dhe Roma i janë bashkuar ekipeve të policisë së Shtetit për të bërë të mundur parandalimin çdo situate të pakëndshme, apo akt dhune mes tifozëve.

Lexo edhe :  Ajola Xoxa kërkoi heqjen e sekuestros për vilën në Qeret, Gjykata e Lartë merr vendimin

“Kemi kohë që punojnë në bashkëpunim me policinë e Roterdamit dhe Romës, na janë bashkuar ekipet e policisë në mënyrë që të koordinojmë të gjithë veprimet për të parandaluar çdo situatë të pakëndshme, do marrim masa që të parandalojmë çdo akt dhune që i kemi parë në të gjitha finalet në botë, edhe ndodhin në situata të tilla”, u shpreh ministri.

Sakaq, do të ketë hapësira të dedikuara për parkim, si për autobusët që do transportojnë tifozët, por edhe për qytetarët që do lëvizin me makinë për të parë ndeshjen.

“Kemi hapësira të dedikuara për parkimin e autobusëve, mjetet e vogla, për çdo sportdashës që do vijë ta shijojë. Harta është e plotë, do bëhet publike, por e gjithë struktura kanë në bashkëpunim me institucionet e tjera ka koordinuar do gjë në lidhje me trafikun e shtuar që do kemi atë ditë”, vijoi ai.

Ministri theksoi se nuk do të ketë ndalim qarkullimi për të gjithë personat që do duhet të jenë në punë, gazetarët

“Ata që do jenë në punë nuk diskutohet që do lejohet sikundër edhe kush do që të dalë do ketë kanalet e daljes.”

Të fundit

Emigracioni sjell 2 mijë € në vit për çdo familje shqiptare,1/4 e tyre nuk ka me se jeton

Në emisionin “Thjesht”, gazetari Neritan Sejamini trajtoi temën e remitancave dhe ndikimit të tyre në ekonominë dhe financat e...

Tarifat doganore, Trump i bën presion Evropës: Do të mësojë të mos sillet keq

Gjithçka do të varet nga sa “asimetrike” do të jetë marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, sepse një gjë tashmë është e...

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

Shqipëria do të vijojë në masat ajrore të qëndrueshme që sjellin mot të kthjellët gjatë gjithë paradites. Në orët e pasdites dhe në vijim do...

Fillon Lufta Civile Irlandeze me bombardimin e Katër Gjykatave në Dublin

28 qershor 1922 Më 28 qershor 1922, në zemër të Dublinit, fillon zyrtarisht Lufta Civile Irlandeze, kur forcat e qeverisë së sapokrijuar të Shtetit të...

28 qershor 1914 – 1919, Lufta dhe Paqja në të njëjtën datë

Nga Leonard Veizi 28 qershor 1914 - Sarajevë Vritet trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë, shpërthen Lufta e Parë Botërore Më 28 qershor 1914, një ngjarje në dukje...

Lajme të tjera

Web TV