“Butrinti pronë e shtetit”/ Balla i përgjigjet Berishës: Non grata e nxori kokën sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend ka folur në lidhje me “Butrintin”.

Ai është shprehur se marrëveshja për menaxhimin e këtij parku e ka marrë mbështetjen e shumicës dhe se një gjë e tillë do të sjellë përfitime për Shqipërinë.

Balla ka akuzuar se të gjithë personat të cilët janë kundër marrëveshjes, nuk i intereson Butrinti.

“Marrëveshja për administrimin e zonës së trashëgimisë kulturore, e ka marrë mbështetjen e shumicës është votuar dhe është një prej marrëveshjeve që i bëjnë mirë vendit tonë, do të rrisin turistët që do të vijnë të shohin këtë pasuri të madhe kombëtare. Hyri në terma dhe në çështje që as nuk i merr vesh as nuk i kishte kuptuar e as nuk do ti kuptojë, të ngatërrosh zonën e mbrojtur natyrore e të thuash do ndërtohen vila, zot na ruaj mendjen.

Një gjë është konfuzioni i këtij diskutimi. Asnjëri nga ju që jeni kundra nuk keni pasur merak për Butrintit. Gjëja e fundit që ju shkon në mend është Butrinti. Më vjen keq që një pjesë prej jush u mor peng nga non-grata e madhe që e nxori kokën sot, sepse iu turr fondit amerikan.

Sa ju thash që kur të vijë kompania amerikane, do dilni kundër. Por ky është fondacioni shqiptar Kemi bërë me këtë fondacion punë të mira. Fondi është dekoruar, lartësuar kur zotëria ka qenë kryeministër. Por fondi nuk bën sot, se e ka emërtesën amerikan. Nuk bën! Po ta kishte emërtesë tjetër, nuk do të ishte këtu. Por keqardhja ime është se pse ju të tjerët i shkuat pas? Pse ratë pjesë e presionit. Fondi po bën një punë të shkëlqyer. Koha do të tregojë se investimet që do të behën sipas kontratës. Ai është kundër po pa amerikanë. E kam me ju këtu, me ju që votoni kundër këtu sot?! Ça ka Amerika që duhet votuar kundër? Butrinti ka qenë dhe do të jetë pronë e shtetit shqiptar”, tha ai.

Të fundit

Optimizmi tejkalon pesimizmin, 51% e amerikanëve e shohin ekonominë si “të fortë”

Shumica e amerikanëve e shohin gjendjen e ekonomisë si “të fortë” për herë të parë në gati katër vjet....

“Berisha është e shkuara”/ Hajdari: Duhet të dorëhiqet, zgjedhjet shënuan regres

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultatit...

A ka Shqipëria “organizata terroriste” dhe pse Berisha përhap një ide kaq anti-shqiptare?

Nga Kreshnik Spahiu As serbët dhe as rusët nuk kanë deklaruar kurrë që Shqipëria ka organizata terroriste. Çuditërisht sot i pandehuri Sali Berisha deklaroi publikisht se...

Shkencëtarët sapo e konfirmuan/ Toka ka një kontinent të tetë dhe se ka qenë nën oqean

Në një përparim të mbështetur nga vite të tëra eksplorimi nënujor dhe analiza të avancuara gjeologjike, shkencëtarët kanë konfirmuar zyrtarisht vendndodhjen dhe strukturën e...

Kthjellime dhe vranësira, si do të jetë moti këtë të diel

Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të...

Lajme të tjera

Web TV