Parlament/ “Butrinti” përplas Ramën dhe Berishën  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rishikimi i kufijve të parkut të Butrinit është kthyer në debat në Parlamentin shqiptar. Dje Edi Rama ka akuzuar Berishën se kërkon që të dalë kundër fondacionit amerikan që ka dhënë mendim për ndryshime në Parkun e Butrintit.

 Ndërhyrja në Parkun e Butrintit është kthyer në mollë sherri mes demokratëve dhe socialistëve. Kryeministri Edi Rama ka dalë para foltores duke akuzuar Partinë Demokratike dhe Berishën se po i bën një mbrojtje parkut, ndërkohë që sipas tij, e kanë shkatërruar.  Sipas Ramës nrdyshimi i kufijve ka ardhur për shkak të ndërtimeve pa leje. “Nuk e mendoja qe Butrinti do të kishte kaq mbrojtës të flaktë që janë ata që i kanë shkaktuar dëme të gjitha pasurive tona natyrore. Duke qenë se u përmenda pa rreshtur nga parafolësi, dëshiroj të them pak fjalë, së pari Parku i Butrintit është vënë nën mbrojtje nga UNESCO. Ndryshimi i kufijëve të parkut ka ardhur si rezultat i ndërtimeve pa leje në zonën e parkut. Rishikimi i kufijëve të Parkut të Butrintit është bërë me kërkesë të UNESCOS në mënyrë që të hiqeshin nga zona ndërtimet paleje, arkitektët e të cilës dhet kush janë në këtë vend”, tha Rama. Ai ka ironizuar Berishën teksa i ka kujtuar Bathoren. “Kemi ende në parlament një personazh që e konsideronte Bathoren mrekullinë e 8-të të botë, pavarësisht se të gjithë njerëzit aty po vuanin pasojat pa asnjë kanalizim. Kur vini ju dhe flisni për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore është vërtetë që të kesh dy, një ta mbash dhe një ta çash, po as dy nuk dalin”, tha Rama. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij është shprehur se marrëveshja për menaxhimin e këtij parku e ka marrë mbështetjen e shumicës dhe se një gjë e tillë do të sjellë përfitime për Shqipërinë. Balla ka akuzuar se të gjithë personat të cilët janë kundër marrëveshjes, nuk i intereson Butrinti. “E ka marrë mbështetjen e shumicës është votuar dhe është një prej marrëveshjeve që i bëjnë mirë vendit tonë, do të rrisin turistët që do të vijnë të shohin këtë pasuri të madhe kombëtare. Hyri në terma dhe në çështje që as nuk i merr vesh as nuk i kishte kuptuar e as nuk do ti kuptojë, të ngatërrosh zonën e mbrojtur natyrore e të thuash do ndërtohen vila, zot na ruaj mendjen. Një gjë është konfuzioni i këtij diskutimi. Asnjëri nga ju që jeni kundra nuk keni pasur merak për Butrintit. Gjëja e fundit që ju shkon në mend është Butrinti. Më vjen keq që një pjesë prej jush u mor peng nga non-grata e madhe që e nxori kokën sot, sepse iu turr fondacionit amerikan. Sa ju thash që kur të vijë kompania amerikane, do dilni kundër. Por ky është fondacioni shqiptar Kemi bërë me këtë fondacion punë të mira. Fondi është dekoruar, lartësuar kur zotëria ka qenë kryeministër. Por fondi nuk bën sot, se e ka emërtesën amerikan. Nuk bën! Po ta kishte emërtesë tjetër, nuk do të ishte këtu. Por keqardhja ime është se pse ju të tjerët i shkuat pas? Pse ratë pjesë e presionit. Fondi po bën një punë të shkëlqyer. Koha do të tregojë se investimet që do të behën sipas kontratës. Ai është kundër po pa amerikanë. E kam me ju këtu, me ju që votoni kundër këtu sot?! Ça ka Amerika që duhet votuar kundër? Butrinti ka qenë dhe do të jetë pronë e shtetit shqiptar”, tha ai.

Reagimi i Berishës

Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend  ka reaguar me kritika dhe akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama për çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit. Gjithashtu Berisha është treguar i ashpër edhe ndaj ministres së Kulturës Elva Margariti, duke iu drejtuar: Je shumë e egër me punonjësit. “Shkruhet se je e shumë e egër me punonjësit, qenia jote në bord për dy vjet dhe me emër të akuzon shumë rëndë. Ti mund të jesh në Bord por je ministrja e Kulturës dhe ajo pasuri ka të garantuar se edhe për 10 vite ministrja e Kulturës është anëtare Bordi kurse marrëveshje shkrua se pas dy vitesh zgjidhet dikush tjetër”, tha Berisha. ndër të tjera ai ka akuzuar Ramën se ka plan për të ndërtuar 620 vila në Kepin e Stillës. “Sot diskutohet për një nga çështjet më me rëndësi, diskutohet për Parkun e Butrintin, që ka një pasuri ndoshta si në asnjë park tjetër në Europë dhe më gjerë. Në vitin 2005 pas një studimi nga qeveria paraardhëse të një grupi të gjerë specialistësh, u vendos që Parku i Butrintit të shtrihet në zonën A1 e cila është zona Rama me pasuri të jashtëzakonshme. Kemi edhe zonën A2 me biodiversitetin më të lartë në Europë, Kepi i Stillës. Çfarë ka bërë Rama për pasurinë kombëtare, ai ka shfrytëzuar një plani menazhimi të zonës A3 ka nxjerrë jashtë parkut zonat e tjera. Ka parashikuar të ndërtojë 620 vila në Kepin e Stillës, restorte turistike në Gjirin e Manastirit. Zotërinj të fondit nuk ju takonte të shndërroheshit në mashë për të kënaqur ambiciet e tij, unë kam respekt për kontributin e tyre në Shqipëri, por zotërinj keni që ju kur qeveria e mëparshme zgjeronte një rrugë që  protestonit, përse u zgjerua rruga. Kurse tani ju bëni një plan menaxhimi që shërben si pretekst për ata që duan të dinë të vërtetën, për të rrëmbyer toka dhe për të bërë ndërtime. Këtu është problemi i kësaj marrëveshje që do shkojë në histori si një nga marrëveshjet më korruptive. Fondi është autor i planit të menaxhimit dhe ka bërë një plan tjetër që nuk e publikon sepse nuk thotë këto që thotë plani i dytë. A ekziston konflikti i interesit, në këtë rast, a është një nga parimet madhore të korrupsionit? Në fjalën e tij në Kuvend Vangjel Dule u shpreh kundër ndërhyrjeve në Parkun Kombëtar të Butrinit. Dule theksoi se po shkelet e drejta themelore ajo e pronës , por edhe respektimi i shenjtërisë. “Ju që jeni në favor të këtyre parimeve a jeni krenar që shkelni vlerat jo vetëm të natyrës, por edhe potenciale arkeologjike. Ju votoni që të ngrihen qendra urbane, a jeni krenar. A jeni ju krenar sot, më pas e shohim pas disa vitesh. Rishikoni edhe pronat fetare, shihni se çfarë ka ndodhur!? Ka ndodhur një krim , janë grabitur. Ju sot në një kohë që është zbardhur krimi i instaluar në vendin tonë, ju mbroni produktet e krimit. Këto janë fakte të njohura botërisht…. Ndërsa dënoi xhirimin e klipeve në muze, Dule tha se heshtja e sotme nga autoritetet i ngjat heshtjes së shenjtat budallait. “Heshtja juaj është e shejtan budallait, prisni të kaloi ky rast për të kaluar në një tjetër rast abuziv. Dua t’ju pyes çfarë ndodhi në muzeun e artit mesjetar në Korçë, xhirohen klipe këngësh dhe drejtoresha e institucionit del dhe thotë kjo është normale. Nuk ka më vlera shenjtëruese…”, tha ai.

Lexo edhe :  Rreth 1 muaj nga vrasja e Martin Canit/ Gazetarja: Nuk mendoj se ka një autor të dytë!

Berisha i kujton tenderat, Spiropali Gërdecin

 Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ministren Elisa Spiropali se bashkëshorti dhe vëllai i saj, vjedhin para publike përmes tenderave. Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Berisha u shpreh se bashkëshorti i Spiropalit, përmes kompanisë së tij, i jep tendera vëllait të ministres. “Situata në Parlament është e sëmurë, sepse ministrat që nuk guxojnë të vijnë në studio para jush, të cilët i shtyn Edi Rama të bëjnë punën  tuaj. E keni parë që dalin sikur po raportojnë nga terreni. Të gjitha këto kanë vetëm një qëllim, se si të maskojnë vjedhjet e tyre. Kjo Spiropali një e dy dhe ngrihet, por Spiropali nuk është e vetmja. Shikoni lexoni tenderat e Salanionit, ja jep Enkrit. Enkri është i vëllai. Ka vjedhje më të hapur se sa tenderi publik i jepet kunatit, vëllait të gruas. Kemi të bëjmë me një grup njerëzish që kanë humbur çdo moral për të pasur mandatin e deputetit, dhe kanë humbur çdo ndjeshmëri për qytetarët. Ajo çka unë theksova, ne duhet të bëjmë një aleancë që secila palë respekton pavarësinë e mediave, por një aleancë për të bërë një transparencë të plotë për vjedhjet e këtyre ministrave.  Çfarë thoshte zonja? Po flet nga një portal. Unë nga një portal po flisja, por ai portal ka publikuar të gjitha dokumentet ku faktohet se Enkri, vëllai i Elizës është mrekulluar nga burri i Elizës. Firma Solomon ka fituar tenderin”, u shpreh Berisha. Më parë Spiropali akuzoi Berishën se me paratë e tragjedisë së Gërdecit i biri i tij ka ngritur grup mediatik.

 

 

 

 

Të fundit

Google Maps “demaskon” vrasësin, ngarkoi trupin e viktimës në makinë (FOTO)

Një foto tronditëse nga Google Street View ka çuar në zbulimin e një vrasje në provincën e Sorias, në Spanjë. Imazhi...

Kushton 356 mln €/ Çelet gara ndërkombëtare për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit

“Gara ndërkombëtare është e hapur dhe ne jemi shumë të sigurt se shumë kompani europiane do të jenë garuese ashti siç ka ndodhur më...

“Inflacioni ka rënë, punësimi është rritur”, Sejko: Ekonomia në një mjedis pozitiv

Banka e Shqipërisë ka lënë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun në 2.75%. Kjo u konfirmua nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent...

Ministri Balla mesazh në ditën ndërkombëtare të Diasporës: Të ruajmë identitetin kombëtar

Në ditën ndërkombëtare të diasporës, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla priti në një takim Këshillin Kombëtar të Diasporës. Rëndësia e mësimdhënies së...

Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Thirrja e Bashës: Në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit

Në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, Lulzim Basha, ka përcjellë një mesazh mirënjohjeje për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, duke i cilësuar si ambasadorët më të...

Lajme të tjera

Web TV