Gara për kreun e Prokurorisë së Tiranës, KLP skualifikon Kreshnik Ajazin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka skualifikuar me shumicë votash Kreshnik Ajazin në garën që po zhvillohet për kreun e Prokurorisë së Tiranës. Ajazi është skualifikuar pasi ka mungesë ligjore sepse është drejtues me mandat 3-vjeçar në Prokurorinë e Elbasanit. Në garë mbetet vetëm Arens Çela.

Vendi vakant për kreun e Prokurorisë së Tiranës erdhi pas shkarkimit të Elisabeta Imerajt nga KPA. Kujtojmë se Arens Çela është drejtuesi i përkohshëm deri në zgjedhjen e drejtuesit të emëruar.

Elisabeta Imeraj fillimisht u komandua në drejtimin e prokurorisë së kryeqytetit nga ish kryeprokurorja Arta Marku dhe më pas u emërua në nga KLP, pasi u konfirmua në detyrë nga komisioni i pavarur i kualifikimit.

Pas shkarkimit të saj në shkallën e dytë të vettingut, KLP ka hapur tashmë garën. Arens Çela ka qenë më parë prokuror tek Krimet e Rënda ku ka marrë pjesë në hetimet e dosjes së ish- ministrit Saimir Tahiri.

Të fundit

Vitaminat që funksionojnë njësoj si antibiotikët

Kur përballemi me sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga bakteret, antibiotikët janë të parët që na rekomandohen nga mjeku. Përdorimi...

Cila është kisha më e madhe në botë?

Duke marrë parasysh vetëm pjesën e brendshme, me 20,139 metra katrorë sipërfaqe të mbuluar, rekordi shkon në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Konkurrenca. Por vendi i parë i...

“Paketa e Maleve” / Çfarë parashikon qeveria përmes projektligjit të ri

''Paketa e Maleve” është projektligji më i fundit i miratuar në mbledhjen e qeverisë që synon të mundësojë investime për zhvillimin e turizmit, rimëkëmbjen...

Pse fëmijët duhet të jenë të lirë të ndërmarrin rreziqe

Provoni të shoqëroni një fëmijë ose nip në një shesh lojrash me një piramidë me litar disa metra të lartë, disa vende fshehjeje dhe...

Këshilli i Europës në Prishtinë

Nga Monada Mehmetaj, Strasburg

Lajme të tjera

Web TV