Deklarata e Klitschkos për luftën në Serbi, Kievi: Reagim publik për këtë marrëzi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një deklaratë e kryebashkiakut të Kievit Vitali Klitschko ku bëri një krahasim mes luftës në Ukrainë dhe asaj në Kosovë ka sjellë reagime të shumta, sidomos në Serbi.

Sipas mediave vendase, stafi i bashkisë së Kievit ka thënë se së shpejti do të dalin me një deklaratë zyrtare lidhur me fjalën e tij.

“Ne po përgatisim një deklaratë zyrtare për këtë marrëzi. Do të njoftojmë së shpejti”- komentoi për Nova.rs skuadra e kryetarit të Kievit Vitali Klitschko me rastin e pretendimeve të mediave shqiptare nga Zvicra se ish-boksieri ka thënë se ukrainasit po luftojnë kundër pushtuesit rus, si dikur shqiptarët luftë kundër okupatorit serb.

“Jam shumë i lumtur që kam takuar për herë të parë një gazetar shqiptar, që është një mundësi e mirë për të përcjellë një mesazh për ju, popullin shqiptar në Ballkan. Kemi dëgjuar dhe lexuar se ju shqiptarët, si ne ukrainasit, jeni njerëz të paqes, liridashës, por edhe luftëtarë që e doni nevojën që na imponon dikush. “Sot po luftojmë kundër regjimit rus, i cili po përpiqet të pushtojë Ukrainën, si ju që dikur ishit të pushtuar nga Serbia”, tha i njëjti burim, duke pretenduar se këto ishin fjalët e Klitschkos.

“Besoj se ne në Ukrainë, përveç Zotit, këtë mbështetje do t’ia kthejmë vendit tonë, popullit tonë. Faleminderit Kosovë, faleminderit shqiptarë. Siç jeni të çliruar nga Serbia, ne do të çlirohemi nga Rusia”, shkruan portali.

Mirëpo, ndonëse një foto e një gazetari nga portali që shtrëngon duart me Klitschkon është publikuar para njërës prej godinave ku janë mbajtur takimet në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, nuk është publikuar asnjë incizim i deklaratës së kontestuar.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV