Tradhtia e nuses në Librazhd/ Sociologu: Migracioni është ndër shkaqet kryesore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka shokuar opinionin publik ditën e sotme, pas publikimit të disa videove ku vërtetohej tradhëtia bashkëshortore. Rasti ka ndodhur në qytetin e Librazhdit, ku mësohet se vjehrri, vjehrra dhe disa të afërm kanë kapur “mat” nusen me të dashurin në shtratin e saj.

Skena e rëndë është filmuar nga njerëzit e burrit të saj, të cilët më pas e kanë përzënë nga shtëpia. Por më e keqja nuk ka kaluar ende për gruan në fjalë, pasi prindërit e saj, të tronditur nga lajmi, i kanë mbyllur derën.

I ftuar në “Zona Zero”, sociologu Gëzim Tushi, është shprehur se sjellja e prindërve të dhëndrit ndaj nuses nuk është e justifikueshme.

“Migracioni është një ndër shkaqet kryesore, pasi e ka çuar martesën në një marrëdhënie ‘part-time’”,- u shpreh Tushe.

I pyetur se pse palët nuk shkojnë drejt procesit të divorcit, por zgjedhin të veprojnë me vetëgjyqësi, sociologu është shprehur se në Shqipëri ka një mungesë të kulturës martesore.

Në lidhje me rastin në Librazhd, sociologu nuk e justifikon gruan në lidhje me aktin e tradhëtisë, por kjo nuk u jep të drejtë familjarëve të ushtrojnë dhunë mbi të. “Organet dhe organizatat për mbrojtjen e gruas duhet të ndërhyjnë në këto raste. Ajo mund të gjykohet moralisht, por nuk mund të përdoren ndaj saj metoda mesjetare. Morali është çështje personale. Institucionet duhet të jenë në mbështetje të saj për ta rehabilituar, apo për ta ndihmuar ekonomikisht nëse është e nevojshme. Institucionet duhet ta marrin “në mbrojtje”. Mëkati për burrat tek shoqëria maskiliste është i rikuperueshëm, ndërsa për gratë nuk ekziston. Nuk mund të kemi dy morale, një për gratë e një për burrat”, – u shpreh sociologu.

Të fundit

Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar...

“Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë firmosi”

Në Kosovë, kriza politike vijon të thellohet çdo dy ditë. Këtë të martë dështoi një tjetër tentativë për konstituimin e parlamentit në Prishtinë, e...

Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Për pasoje është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë...

Publikohet kalendari i La Ligas, El Clasico e parë luhet në Madrid (data)

Liga Spanjolle e Futbollit ka publikuar zyrtarisht kalendarin e La Ligas për sezonin e ri 2025-2026. Sipas shortit të hedhur këtë të martë, gara për...

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur...

Lajme të tjera

Web TV