Humbi jetën në Berlin/ Trupi i Bujar Nishanit mbërrin të martën në atdhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti Bujar Nishani humbi jetën ditën e djeshme pasi ishte dërguar për kurim në Gjermani.

Trupi i ish-presidentit pritet të mbërrijë në atdhe ditën e martë, ndërsa mësohet se stafi mjekësor në Spitalin Universitar të Berlinit Charite, dhe të afërmit e të ndjerit po merren me procedurat e posaçme që mundësojnë këtë gjë.

Mësohet se procedurat mund të përfundojnë gjatë ditës së hënë dhe po të hënën rreth mbrëmjes trupi i tij do të niset drejt Tiranës dhe do të mbërrijë gjatë ditës së martë. Ish-Presidenti do të përcillet për në banesën e fundit nëpërmjet një ceremonie zyrtare.

Për këtë, Këshilli i Ministrave pritet të marrë një vendim të posaçëm, për t’i bërë ish-kreut të shtetit nderimet e duhura.

Bujar Nishani ndërroi jetë teksa po kurohej në spitalin universitar Charite në Berlin, një ndër spitalet më të njohur në Gjermani, por shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar, çka solli dhe vdekjen e tij të shtunën.

Të fundit

48-vjeçari i vërsulet turmës me makinë! Arsyeja, mosmarrëveshja me gruan

Një ngjarje e rëndë tronditi Gjermaninë, pasi një burrë 48-vjeçar me origjinë irakiane përplasi me makinë një turmë njerëzish. Mësohet...

Përplasje me gazetarët, Vuçiç braktis konferencën për shtyp: Mësoni të silleni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u largua i irrituar nga një konferencë për mediat pas një debati të tensionuar me gazetarët. Shkak për reagimin...

Qeveria miraton programin për punësim në administratë! 600 të rinj trajnim me pagesë

Emigracioni i lartë dhe papunësia në radhët e të rinjve ka shtyrë qeverinë të hartojë më shumë politika për punësimin e tyre në vendin...

Alcaraz fiton maratonën 5 orëshe ndaj Sinner dhe mbron kurorën e kampionit

Pas 5 orësh e 30 minutash lojë, tenisti spanjoll Carlos Alcaraz mundi 3-2 në finale italianin Jannik Sinner, duke u shpallur kampion për të...

“Arjan Ndojit iu bë atentat pasi e kërcënoi Rama në Kuvend”

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, shpjegoi arsyen pse i...

Lajme të tjera

Web TV