Video e Tom Cruise bëhet virale pas 17 vitesh/ Çfarë e nxehu aktorin gjatë intervistës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një video e një interviste të aktorit Tom Cruise të zhvilluar 17 vite më parë, është bërë virale tani për mënyrën si I përgjigjet gazetarit Peter Overton. Videoja ka shkuar 2.1 milionë shikime, ku Cruise ishte i ftuar në emisionin ’60 Minutes’.

Në video e datuar në 2005, Cruise u nxeh dhe i’u kthye ashpër gazetarit duke i thënë të “kontrollonte sjelljet e tij”, pasi e pyeti për aktoren Nicole Kidman, ish-gruan e tij në atë kohë.

Gazetari e pyeti aktorin “A është Nicole dashuria e jetës tënde?”, edhe pse kanë kaluar katër vjet nga divorci në atë kohë. “Çfarë do të thotë, Peter? Si do t’i përgjigjeshit pyetjes?” Cruise u përgjigj.

Sipas mediave të huaja, Overton vazhdoi të insistonte në këtë temë, duke pyetur se çfarë marrëdhënieje kishin ish-bashkëshortët dhe ky ishte momenti kur Cruise humbi qetësinë.

“Kjo është puna. Tani po kalon kufirin, e ke kaluar kufirin dhe e di. Unë mendoj se këto janë çështje për të cilat njerëzit janë të interesuar . Pjetër. Pjetër… Ti dëshiron ta dish. Merr përgjegjësi për këtë, për atë që do të dish. Prandaj po të them bukur tani, mbaje mend sjelljet”, tha Cruise duke vazhduar t’I ngulte sytë Overton.

Videoja shkaktoi reagime të dhunshme në rrjetet sociale dhe shumë e quajtën Cruz-in thjesht “të frikshëm”.

Cruise tregoi se si të vinte një vijë të qartë në çdo situatë të padëshiruar. Overton foli për këtë situatë të sikletshme në vitin 2020: “Kam qëndruar ashtu siç isha gjatë intervistës dhe nuk u zemërova. Është ai që u inatos,” tha Overton.

https://twitter.com/i/status/1530063259121856512

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV