Italia (kampione e Kampionatit Evropian “Euro 2020”) dhe Argjentina (kampione nga Kupa e Amerikës) do të përballen nesër.
Tashmë blutë e Mancinit kanë zbarkuar në Angli. Ndeshja finale e quajtur “Finalissima” vjen pas marrëveshjes mes UEFA-s dhe CONMEBOL-it. Këto dy shtëpi futbolli do të jenë organizatore të kësaj ndeshje.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” të Londrës në orën 20:45.