Libi/ Transportonte armë, predha kundërtank anijes shqiptare në Tripoli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një anije shqiptare e koduar me emrin “ANA” është bombarduar me kundërtank në portin e Tripolit në Libi.

Anija po transportonte armatime nga Turqia drejt Libisë, por pas ankorimit në port dy ditë më parë është sulmuar me kundërtank nga forcat e gjeneralit Khalifa Haftar.

Menjëherë është akuzuar Ankaraja për thyerje të embargos, por ajo ka mohuar që anija të jetë turke.

Ishin hetimet e nisura për zbardhjen e ngjarjes që krijon një incident diplomatik ndërkombëtar të cilat zbardhën faktin se anija e përdorur për trafikun e armëve mes Turqisë dhe Libisë është shqiptare.

Edhe autoritetet shqiptare janë përfshirë në hetimet mbi rastin dhe rolin e pronarit të anijes në këtë thyerje të embargos së armëve me Libinë.

Mësohet se anija me emrin “ANA”, ishte ankoruar fillimisht në portin e Mersinit në Turqi, ku ekuipazhi shqiptar ia dorëzoi disa shtetasve turq. Top Channel bën të ditur se ka kontaktuar me anëtarët e ekuipazhit të anijes, ndërsa ata kanë konfirmuar se ata janë larguar nga anija në Turqi dhe pas kësaj mjeti lundrues është pajisur me një ekuipazh turk që ka marrë përsipër lundrimin e radhës.

Pasi u ngarkua me armatime, anijes iu fshinë simbolet shqiptare për ta bërë të vështirë identifikimin e saj.

Sipas zëdhënësit të forcave qeveritare Mustafa al-Mujie, në portin e Tripolit ka pasur një sulm nga forcat e Haftar që ka shkaktuar panik dhe ka bllokuar punën e anijeve komerciale, por mohoi prezencën e anijes turke të ngarkuar me armë.

Ai tha se porti përdoret vetëm për qëllime civile dhe nuk ka asnjë bazë ushtarake apo armatime.

Turqia ka dërguar në Libi trupa dhe mjete ushtarake për të mbështetur qeverinë e Tripolit të drejtuar nga Fayez al-Sarraj, si dhe është akuzuar për dërgimin e mercenarëve sirianë, përfshi edhe luftëtarë të ISIS.

Lexo edhe :  Inflacioni në Eurozonë bie për herë të parë pas 4 muajsh, arrin në 2.4%

Të fundit

Meta nga burgu uron gratë dhe vajzat për 8 Mars: Mirënjohjen për sakrificat e tyre

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përcjellë sot një mesazh nga burgu për të gjithë vajzat edhe...

8 Mars 2014/ Zhduket në mënyrë misterioze një avion me pasagjerë i “Malaysia Airlines”

Malaysia Airlines Flight 370, që mbante 227 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në bord, humb kontaktin me autoritetet e trafikut ajror, më pak...

Intifada e ‘panelistëve’ me honorarë, ndaj artistëve me projekte

Nga Mero Baze Prej vitesh nuk dal në ekran në debate televizive, që kur ato janë bërë me pagesë. Nuk është se nuk i dua lekët,...

“PS i dha shpatën e ndëshkimit drejtësisë”, Rama: Do ta pastrojmë ‘shtëpinë’ tonë!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me gratë dhe vajzat nga i gjithë vendi me rastin e 8 Marsit, Ditën Ndërkombëtare të...

Si adoleshente, unë isha viktimë e ‘pornografisë hakmarrëse’ në internet

Masat aktuale të Mbretërisë së Bashkuar për të ndaluar abuzimin e imazhit intim jokonsensual janë plot zbrazëtira. Ne kemi nevojë për ligje të reja...

Lajme të tjera

Web TV