Gjermani: 44-vjeçari shtirej si dado, përdh*unoi 33 fëmijë dhe i filmoi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë e abuzimit me fëmijët ka dalë në dritë në qytetin gjerman Këln.

Ngjarja ka tronditur edhe hetuesit.

Një 44-vjeçar i cili punonte si dado rezultoi se në fakt ishte një pedofil.

Ai prezantohej si një babysitter në internet dhe shumë prindër i besonin fëmijët, me të cilët ai abuzonte seksualisht dhe aktin e regjistronte, duke i mbajtur videot në kompjuterin e tij.

Shefi i policisë së Këlnit, Falk Snaber, përpiqet të fshehë ndjenjat e tij në një konferencë për shtyp.

Ai thotë se është i tronditur dhe i befasuar nga ajo që nxjerr në dritë hetimi njëmujor i një skandali të abuzimit seksual të fëmijëve dhe pornografisë së fëmijëve që tejkalon të gjitha kufijtë e imagjinatës.

 “Nuk kam hasur kurrë në një nivel të tillë barbarie çnjerëzore dhe indiferencë ndaj vuajtjeve të fëmijëve të vegjël, dhimbjeve dhe britmave të tyre dhe frikës së dukshme. Dhe kurrë nuk mund ta imagjinoja këtë”, thotë ai.

Prindërit e fëmijëve nuk dyshonin aspak se çfarë po ndodhte në shtëpinë e tyre.

Aktet e 44-vjeçarit datojnë që në vitin 2005.

Viktima më e vogël ishte një foshnjë një muajshe, shkruan DW.

Mes të abuzuarve kishte dhe fëmijë me aftësi të kufizuara. Në total nga hetimet janë zbuluar 33 viktima.

Ka indikacione se në disa raste fëmijët u qetësuan me lëndë narkotike për të mos u bërtitur. Deri më tani është vlerësuar vetëm 10% e materialit të ruajtur dhe ka shumë gjasa që numri i viktimave të abuzimit të vazhdojë të rritet.

Të fundit

Direktiva e Ramës, japin dorëheqjen 6 administratorët e Bashkisë Maliq

Kanë dhënë dorëheqjen edhe 6 administratorët e Bashkisë së Maliqit. Burime pranë institucionit të pushtetit lokal bëjnë me dije se...

AMA dhe inspektorati i punës, marrëveshje për të drejtat e punonjësve

Respektimi i kushteve të punës dhe krijimi i një mjedisi të qëndrueshëm për punonjësit e medias ka qenë tema e diskutimit mes Autoritetit të...

Mevlan Shanaj ka një mesazh për Baton Haxhiun: Mbyllja e RTSH…

Aktori i mirënjohur Mevlan Shanaj, ka reaguar pas letrës publike të analistit Baton Haxhiu dërguar drejtoreshës së Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), gazetares Eni Vasili....

Protestoi për pagë më të lartë, vagonisti pushohet nga puna në minierën e Bulqizës

Një prej punëtorëve të minierës së Bulqizës, i cili ishte pjesë e grupit të negociatave mes përfaqësuesve të punëtorëve dhe kompanisë Albchrome, është shkarkuar...

“200 mijë euro për kokën e dhëndrit të Qazim Sejdinit”

I penduari i tretë në dosjen e bujshme "Plumbi i Artë", Skerdi Tasi, ka dhënë këtë të martë dëshminë e tij para Gjykatës së...

Lajme të tjera

Web TV