Ishte aq i dehur sa uri*oi mbi vëllain e tij, pasagjeri zbritet me dhunë nga avioni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në datën 3 maj në fluturimin e Jet3 të linjës Londër-Kretë.

Siç bëhet me dije nga mediat e huaja policia tërhoqi zvarrë një pasagjer britanik të dehur dhe me pantallona gjysmë të ulura pasi sipas raportimeve, ai urinoi mbi vëllain e tij dhe filluan të zihen me grushta.

Sipas linjës ajrore, Alfie Springthorpe dhe vëllai i tij Kenneth po gjobiten me 50,000 euro për incidentin, i cili ndodhi më 3 maj.

Një pasagjer i tronditur, i cili mbetet anonim, ka regjistruar një video ku shihet një nga vëllezërit duke u ndaluar nga një oficer policie greke në avion dhe duke u drejtuar në dalje.

Gjithçka nisi kur njëri nga dy vëllezërit tentoi të shkonte në tualet, por ishte aq i dehur sa nuk mundi as të ngrihej. Kështu ai urinoi mbi vëllain me pasojë një sherr mes tyre. Një grua me një foshnjë të ulur në ndenjësen e përparme, ka marrë një goditje në kokë, pa u lënduar rëndë.

Piloti i Jet2 u detyrua të devijonte fluturimin drejt Korfuzit për të zbritur dy vëllezërit nga avioni, ndërsa njëri prej tyre u arrestua, pasi i bëri rezistencë policisë. Një pasagjer tha se stafi gjeti gati dy shishe bosh vodka nën sediljet e vëllezërve.

Incidenti rezultoi në udhëtimin e më shumë se 200 pasagjerëve duke u vonuar me më shumë se tre orë e 45 minuta.

 

Të fundit

Dyshimet për sabotim, shtatë të vdekur nga shembja e urës në Rusi

Të paktën shtatë persona u vranë kur një urë mbi një linjë hekurudhore u shemb në rajonin kufitar rus...

Durrës/ Motori fiket në mes të detit, një turist vdes, një tjetër dërgohet në spital

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Gjirin e Durrësit, ku Policia Kufitare ka gjetur dy turistë në det të hapur, me një motor uji...

“Ma ka mbyll derën baba”, Sula: Berisha, makinë e vjetër!

Dashnor Sula ishe këtë të shtunë i ftuar në “Now” në Euronews Albania ku ka folur rreth zhvilimeve të fundit politike në vend. Ai ka...

Dëbimi i shqiptarëve, britanikët bileta falas Angli-Rinas me avionë specialë

Home Office Ministria e Punëve të brendshme angleze vijon dëbimet e përjavshme të shtetasve shqiptarë pa leje qëndrimi në shtetin ishull. Të vetmet pamje deri...

Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?

Emërimi i Luigji Biankos si nunc apostolik në Slloveni dhe delegat apostolik për Kosovën është pritur me gëzim nga Dioqeza Prizren – Prishtinë, thonë...

Lajme të tjera

Web TV