Atentati i vëllait të deputetit/ Artan Hoxha: Dumani zbuloi se e ka porositur Ilir Meta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasësi i penduar i drejtësisë Nuredin Dumani, në rrëfimet e tij para hetuesve, ka përmendur emrin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, për të cilin ka thënë se ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti.

Këtë deklaratë e ka bërë gazetari Artan Hoxha në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, sipas të cilit, kjo deklaratë e Dumanit nuk është bërë publike në media, por që është regjistruar si dëshmi e tij para hetuesve të SPAK.

Hoxha thotë se Dumani ka përmendur emrin e Ilir Metës që ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti në Qarkun e Lezhës në vitin 2017.

“Nuredin Dumani ka folur shumë më tepër se ajo që kemi parë. Disa pjesë të dëshmive të tjera Nuredin Dumani fillimisht është regjistruar me diktofon dhe pastaj është marrë dëshmia e tij e zbardhur me tekst. Deklarimet e tij, e Henrik Hoxhaj dhe një grupi, ka një grup personash të penduar, duhen verifikuar por dëshmitë e tyre kanë qenë të atij niveli që kanë krijuar problematike edhe brenda prokurorëve të SPAK-ut.

Nuredin Dumani ka shkuar deri aty sa ka thënë që një nga 3 personat më të fuqishëm sot në vend politikanë ka porositur vrasje për të vrarë vëllain e një deputeti. Vrasja është bërë. Këto jam dëshmi që duhen verifikuar. Unë kam rezerva.

Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur në vitin 2017 gjatë fushatës elektorale dhe gjatë dëshmisë së tij, e ka zanafillën para fushatës. Konflikti ka nisur gjatë fushatës elektorale në qarkun e Lezhës dhe pas fushatës atje ka ndodhur vrasja e një përfaqësuesi politik sepse ka qenë i zgjedhur, i kësaj mazhorance, ka qenë dhe në këshillin e bashkisë. Është ekzekutuar, është vrasje pa autor dhe sot e kësaj dite. Por sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, kjo vrasje është porositur nga një politikan i rëndësishëm dhe kjo vrasje sipas tij, pra është vrarë vëllai i një deputeti të mazhorancës, por ky personi s’është më deputet. Në atë kohë ka qenë kandidat për deputet. Këto janë gjëra që duhen verifikuar, sepse nëse kjo del e vërtetë, kjo është shumë e rëndë. Nuredin Dumani, sipas dëshmisë, thotë që Ilir Meta, sipas tij, ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti në Lezhë. Ai personi vërtetë është vrarë”, deklaroi Artan Hoxha.

Lexo edhe :  Ilir Proda takohet me kreun e OSBE në Shqipëri, zbardhen diskutimet

E ftuar gjithashtu në Opinion, gazetarja Klodiana Lala tha se në vitin 2017 në Lezhë u vra Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit të PS në atë kohë Arben Ndoka. /tvklan.al 

Të fundit

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi...

Tre shenjat e horoskopit që do të përballen me vështirësi financiare gjatë këtij viti

Tre shenja të horoskopit do të kenë vështirësi dhe pengesa përgjatë këtij viti për sa i përket sektorit financiar. Sipas astrologëve shenjat që do të...

Spahiu:Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, këtë mbrëmje protestën e opozitës para kryeministrisë, e cila me fjalimin e Berishës përmbylli tubimin e radhës pas...

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë nga Haga ish-krerët e UÇK-së

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kështu ka...

Arbana Osmani e bëri të famshëm dhe regjisor? Ja si i përgjigjet kritikave Edi!

Eduart Grishaj ka folur si rrallëherë për jetën e tij që nga fëmijëria e bukur dhe e vështirë, tek jeta sot. Ka folur për profesionin...

Lajme të tjera

Web TV