Komisioni i Ligjeve çon në Kuvend emrin e Bajram Begajt për President

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Ligjeve me shumicë votash ka vendosur që të çojë emrin e Bajram Begajt në Kuvend si kandidat për President. Ai do t’i nënshtrohet votimit të deputetëve në sallën e Kuvendit, ndërsa u propozua nga 37 ligjvënës socialistë.

Opozita do të votojë kundër propozimit për president nga socialistët për Bajram Begajn. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve për emrin e ri të Presidentit, deputeti Oerd Bylykbashi ka argumentuar se një ushtarak aktiv në detyrë, është në kundërshtim me Kushtetutën për të dalë kandidat për President.

“Ushtarakët nuk mund të ushtrojnë profesione se është anti kushtetues. Për rrjedhojë e bën me ves. Këtë kandidaturë e bën me ves. Dhe procesin e votimit në seancën plenare.” tha Bylykbashi.

Gjeneralmajor Bajram Begaj, i cili mbante postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, është kandidati për President i Shqipërisë, i propozuar nga partia në pushtet, Partia Socialiste. Ai u lirua nga detyra me një dekret të firmosur nga Presidenti aktual Ilir Meta. Megjithatë për Bylykbashin kjo nuk e zhbën të qënit vendim në kundërshtim me Kushtetutën.

“Mundet që ta kishit bërë krejt ndryshe. Po e fusni në ves Kushtetues zgjedhjen e Presidentit. Është e panevojshme që të ketë një njollë të tillë. Është zgjedhja që u ka bërë kryeministri edhe të vendosni 37 firma ende pa e ditur se kush është kandidati.”

Sipas Bylykbashit në momentin që është dorëzuar kandidatura, Begaj ka qenë në detyrë dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

“Dekreti i nxjerrë në momentin e fundit nuk e shëndosh, këtë anti kushtetueshmëri. Parimi është që ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të ushtrojnë. Ai është gjeneral dhe thoni ka dekret. Deri tani ka qenë oficeri më i lartë i shërbimit ushtarak. Po e çoni në antikushtetueshmëri. Ne e votojmë kundër këtë kandidat. Se po bëni kapjen finale të të gjitha pushteteve të Republikës.” tha Bylykbashi.

Lexo edhe :  "Do kenë fatin e Metës"/ Berisha rrezikon deri në 10 vite burg, Malltezi 15!

Një përgjigje për Bylykbashin ka ardhur nga Klotilda Bushka, e cila përmendi dekretin e Presidentit Meta.

Bushka: Mund ta kishit kursyer analizën. Se si pas nenit ushtaraku nuk mund të zgjidhet por me dekret të Presidentit, kandidati Begaj i propozuar nga 37 deputetët të PS është liruar nga detyra dhe është nxjerrë në lirim. Dekreti ka hyrë në fuqi menjëherë.”

Pas votimit në Komision, me shumicë votash u vendos që emri i Gjeneralmajor Bajram Begaj të kalojë për votim në Kuvend.

Të fundit

2 korrik 1964: Presidenti Lyndon B. Johnson nënshkruan Aktin e të Drejtave Civile

Më 2 korrik 1964, në një moment historik për demokracinë dhe barazinë në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Lyndon B....

Berisha në takimin me zyrtarët e lartë të OSBE: Duhet qeveri teknike para se të jetë vonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me Presidenten e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Pia Kauma dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj,...

A është imorale të jesh shumë i pasur? Studimi tregon perceptimet e qytetarëve

Dasma e fundit e pronarit të Amazon Group, Jeff Bezos, ka ngjallur mjaft polemika në lidhje me mundësinë e izolimit të një qyteti për...

Hakerët nuk njohin kufij: Ballkani zgjohet nga gjumi kibernetik

Përgjatë viteve, në Ballkan janë ndërtuar mure, janë vendosur gardhe, janë vizatuar kufij, por një rrezik i padukshëm ka kaluar lirshëm mbi to: sulmet...

“Arrest me burg” për babain monstër në Fier! Zbardhet ekspertiza

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e “arrestit me burg” ndaj 36 vjeçarit me iniciale Z.M, që akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën...

Lajme të tjera

Web TV