Albin Kurti: Ballkani ka nevojë për një mini-Plan Marshall

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë dhënë për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung” thekson se Ballkani ka nevojë për një mini-Plan Marshall.

Ne kemi nevojë për një mini-Plan Marshal për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kemi nevojë për shkolla të mira, spitale, një lidhje të mirë mes arsimit dhe tregut të punës, për t’i dalë ballë një vale të re emigrimi, që është më e madhe se gjatë pushtimit serb”, shprehet kreu i qeverisë së Kosovës.

Zgjedhjet

Kurti ka folur edhe për zgjedhjen e tij si kryeministër. “Kosova dhe njerëzit e saj treguan, se opozita mund të largojë qeverinë, ndryshe nga disa vende fqinje.”, theksoi ai.

Dialogu Kosovë-Serbi

Sa i përket dialogut me Serbinë, Kurti thotë, se “nuk jam kundër një dialogu me Serbinë, por ai duhet të zhvillohet me parime të qarta, që për të dyja palët të jenë të detyrueshme. Serbia duhet të pranojë realitetin, që Kosova është një vend i pavarur. Dhe që ne nuk mund të kthehemi në kohët e Millosheviçit. Sa më shpejt ta pranojnë këtë, aq më mirë për të dyja palët.”

Kurti ka shprehur rezerva për marrëveshjen e arritur për hekurudhat dhe autostradat në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Ai e vlerëson këtë marrëveshje si shprehje të vullnetit, por negociatat janë kryer “ende nën qeverinë paraardhëse, ne nuk kemi qenë të përfshirë. Kam rezerva ndër të tjera për çështjen e financimit, nëse është konform kushtetutës.”

Megjithatë, Kurti shprehet se nuk e ka parë versionin final. “As ministri i Infrastrukturës dhe unë si kryeministër nuk e kemi miratuar nënshkrimin.”

Ai shton se e sheh si pozitive angazhimin e ambasadorit amerikan në Berlin, Richard Grenell, i ngarkuar për dialogun Kosovë-Serbi.

Lexo edhe :  Zjarr në një banesë në Lushnje, shpëtohet e moshuara

“Ai ka sjellë energji të re në dialogun mes Kosovës dhe Serbi. Nuk mendoj, se ai nuk ka qëllime të mira, por tani që në Kosovë ka një qeveri të re, nuk mundet që negociata të tilla të zhvillohen mes presidentëve. Këtë duhet ta bëjnë qeveritë e zgjedhura.”

Të fundit

Lufta në Ukrainë/ Gratë e Kievit mes jetës civile dhe ushtarake

Disa gra nga qytete të rajonit të Kievit janë pjesë e një njësie ushtarake, duke mësuar në mënyrë vullnetare...

Hëna e Re e 29 Janarit sjell fat për katër shenja të horoskopit

Hëna e Re e 29 janarit sjell fat për katër shenja të horoskopit! Bricjapi Burime të reja të ardhurash vijnë për bricjapin me Hënën e Re...

Proda paralajmëron rrugorët, drejtori i Policisë: Mjaft me gjobat në masë

Kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka kritikuar punonjësit e rrugores në të gjitha qarqet, teksa është shprehur se siguria në rrugë nuk...

Si u dogj Durrësi në vitet 170/171 pas Krishtit

Çfarë tregojnë dy thesaret e zbuluara në Durrës në vitin 1941 dhe vitin 2010, për shkatërrimin e qyteteve të Ilirisë gjatë shekullit të dytë,...

Prokuroria kërkon arrestimin për dy arkitektët e njohur Stefano Boeri dhe Cino Zucchi

Prokuroria e Milanos ka kërkuar arrest shtëpiak për arkitektët Stefano Boeri dhe Cino Zucchi, të hetuar për manipulim të tenderëve në hetimin për ndërtimin...

Lajme të tjera

Web TV