Me maska Halloween-i/ Pamjet e grabitjes së bankës në Koplik, punonjësi i shtrirë të tokë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë dalë pamjet çfarë ndodhi brenda bankës së grabitur në Koplik, ngjarja e ndodhur më 9 maj të këtij viti.

Ky është momenti kur grabitësit e maskuar dhe me kallashnikov në dorë rrëzojnë në tokë punonjësin e bankës dhe më pas drejtohen tek arka.

Policia e Shkodrës ditën e sotme ka njoftuar se ka realizuar operacionin “Syri i Sheganit” dhe ka vënë në pranga 3 të rinj të dyshuar si autorë të grabitjes së bankës. Ata janë Bekim Gurraj, 22 vjeç, Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, banues në Aliaj të Malësisë së Madhe.

“Ndalimi i këtyre shtetasve u bë sepse në datën 09.05.2022, rreth orës 14:10, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë hyrë në degën e BKT-së, në Koplik, Malësi e Madhe dhe kanë marrë vlera të konsiderueshme monetare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grabitësit e armatosur deri në “dhëmbë” dhe të maskuar kanë hyrë në një bankë të nivelit të dytë në Koplik dhe kanë marrë paratë e arkës. Burimet bëjnë me dije se grabitësit kanë marrë 10 mijë euro, 1 mijë dollar dhe rreth 4 milionë lekë të vjetra.

Pasi grabitësit morën paratë nga banka ata janë larguar me një automjet tip “Wolsvagen” të cilën e kanë djegur në dalje të qytetit dhe më pas nën kërcënimin e armës ndaj shoferit të një prej automjeteve që po kalonte në rrugë, kanë arritur të marrin një makinë tip “Benz” dhe të largohen nga vendngjarja.

 

 

Të fundit

“Arjan Ndojit iu bë atentat pasi e kërcënoi Rama në Kuvend”

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2...

Kombëtarja shqiptare mbërrin në Riga për ndeshjen ndaj Letonisë

Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar këtë të diel drejt Rigës, Letoni, në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Letonisë, që do të...

Forcë e pashmangshme, Alcaraz fiton Roland Garros me rikthimin më të çmendur në histori

Carlos Alcaraz mbrojti titullin e tij në French Open me një rikthim spektakolar pasi shpëtoi tre pikë ndeshjeje dhe luftoi nga dy sete poshtë...

Shqiptarët, më optimistët në Ballkan, serbët më të dëshpëruarit

Anketa më e fundit e eurobarometrit tregon disa të dhëna interesante në lidhje me perceptimin që kanë qytetarët e vendeve të Ballkanit perëndimor. Anketa zbulon...

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiqin

Dy komuna të vogla në Serbi janë duke i mbajtur zgjedhjet lokale më 8 qershor – proces zgjedhor që konsiderohet test për Qeverinë, pasi...

Lajme të tjera

Web TV