Të ardhurat buxhetore shënojnë performancën më të keqe në 6 vjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë vitit të kaluar, të ardhurat e buxhetit u rritën me vetëm 2.4%, duke reflektuar gjendjen e vështirë ekonomike të vendit dhe duke shënuar ecurinë më të keqe të parë që nga viti 2013.

Të ardhurat e buxhetit të shtetit ngecën në nivelin 460 miliardë lekë gjatë vitit 2019 me një rritje minimale prej 2.4% dhe me një deficit në krahasim me planin fillestar të të ardhurave të qeverisë në masën 220 milionë euro. Sipas qeverisë, ekonomia shqiptare u rrit me rreth 3% gjatë vitit të kaluar në terma realë, gjë që sugjeron rritje më shumë se 4.5% në terma nominalë dhe kjo duhej të ishte reflektuar në rritjen e të ardhurave buxhetore, gjë që nuk ndodhi.

Ritmi i rritjes prej 2.4% është më i ulëti i shënuar që nga viti 2013 dhe duket se u shkaktua nga të ardhura më të pakta në zërin më të rëndësishëm, atë të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Në vitin 2013, të ardhurat ishin krahasimisht më të ulëta se sa më 2012, gjë që u pasua nga disa vite me rritje të njëpasnjëshme të furnizuar kryesisht nga rritja e taksave dhe tatimeve.

Të ardhurat nga TVSH ishin në vitin e kaluar më të ulëta se sa niveli i viteve 2018 e 2017, gjë që dukshëm vë në diskutim politikën e uljeve selektive të TVSH-së për sektorë të caktuar, si turizmi, gjë që dyshohet se ka krijuar kanale të konsiderueshme të evazionit fiskal. Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka quajtur këto politika të gabuara.

TVSH e rimbursuar gjatë vitit të kaluar ishte në masën 23 miliardë lekë, me një rritje dramatike prej afro 9 miliardë lekësh në krahasim me kuotën e vitit 2018. Të dhënat e shpenzimeve të buxhetit të shtetit sugjerojnë që shumica dërrmuese e këtyre rimbursimeve janë përfituar nga një numër i vogël kompanish.

Lexo edhe :  4.7 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri në gjysmën e parë të vitit

Në mungesë të të ardhurave të pritshme, qeveria shkurtoi shpenzimet buxhetore, në të njëjtën masë me deficitin, ku pjesa më e madhe e reduktimit u furnizua nga mosrritja e pagave dhe pensioneve dhe mosrealizimi i investimeve publike./BIRN

Të fundit

Kosovë, Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e fundit

Nuk konstituohet Kuvendi i Kosovës as në përpjekjen e fundit, në seancën që u thirr për ora 22:00. Sërish u...

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla/Nxënësit më të përqendruar dhe socialë

Smartphonet shpërqendrojnë dhe ndikojnë negativisht në rezultatet shkollore. Kjo është një çështje e nxehtë që nuk njeh kufij dhe që ka bërë që Holanda...

Sa fiton një ushtar rus që shkon në frontin e luftës?

Nga raportimet më të fundit të mediave ndërkombëtare, ushtarët rusë që pranojnë të luftojnë në frontin e Ukrainës mund të fitojnë deri në 5.2...

Tarifat doganore, sot takimi kyç mes Trump dhe von der Leyen!

Përveç ndonjë surprize të madhe, sot Donald Trump dhe Ursula von der Leyen do të vendosin në 15% tarifën doganore mbi mallrat evropiane të eksportuara në...

“Të shpëtosh jetë duke rrezikuar jetën tënde”/ Mirënjohje për të gjithë efektivët

Përmes një postimi në Facebook këtë mëngjes, Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij për të gjithë efektivët e angazhuar në...

Lajme të tjera

Web TV