VIDEO-I ndërpreu fjalën Ramës/“Hiqi duart mos më prek”, ja se si truprojat e nxjerrin jashtë me forcë studentin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një student e ka pësuar keq këtë pasdite kur i ndërpreu fjalën kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit po mbante një fjalim në Pallatin e Kongreseve, ku u zhvillua ceremonia e diplomimit të studentëve të Mjekësisë, por një student e ndërpreu kreun e qeverisë duke protestuar kundër tarifave të shkollimit.

Kryeministri iu përgjigj me ironi ndërhyrjes së studentit duke kërkuar që t’i jepej ndihma e parë. Në këtë çast kanë ndërhyrë edhe truprojat duke e nxjerrë jashtë sallës së mbushur me mijëra studentë.

Në tentativë për ta nxjerrë jashtë me forcë, studenti dëgjohet duke thënë: “Hiqi duart, mos më prek me duar!”, ndërsa më pas  largohet nga salla nëpërmjet ndërhyrjes së stafit të sigurisë.
https://youtu.be/o45Xhc0RuhQ

Pjesë nga përlasja mes Ramës dhe studentit:

Studenti: A e dini ju që vetëm studentët e pasur arsimohen?

Rama: Nuk e di a e dëgjuat ndërhyrjen. Djalin duhet ta shoqëroni për të marrë shërbimin e shpejtë mjekësor. Pyetja e dini që studentët që arsimohen sot janë vetëm të pasur, ka përgjigjen që sot ndryshe nga deri dje, studentët janë të trajtuar më mirë.

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV