Varhelyi: S’ka logjikë të flasim për integrim në BE nëse s’ka bashkëpunim rajonal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Oliver Varhelyi, Komisioner për Fqinjësinë dhe Zgjerimin ka folur në samitin e nismës Ballkani i Hapur në Ohër.

Varhelyi: Mendoj se iniciativa Ballkani i Hapur nuk është vetëm e mirë dhe të gjithë e mbështesin, por ajo është mundësi me të cilën përballet rajoni dekada të tëra. Normalisht mund të jetë edhe mundësi për përshpejtimin e rrugës drejt BE-së. Integrimi i vërtetë fillon me ekonominë dhe shoqërinë. kjo është një arritje e rëndësishme e rajonit, nuk e bëmë ne, nuk e bëri SHBA. Ata e shpikën këtë ide dhe filluan ta shfrytëzojnë. Kur për herë të parë në tavolinë kishim një plan të madh të investimeve që u zhvillua bashkë me këtë rajon, për zgjidhjen e sfidave më të mëdha, ne i kemi zgjidhur ato çështje dhe atëherë kuptuam se pa bashkëpunim rajonal plani për investime strategjike nuk do të arrijë shumë. Nuk ka logjikë të flasim për aderim në BE nëse në vetë rajonin ende duhet të rrezikohet diploma juaj nëse duhet të punoni në një shtet tjetër. Nuk vlen asgjë nëse biznesi juaj nuk mund t’i shesë prodhimet në rajon. Rajoni e ka këtë potencial dhe vetëm rajoni mund të ndihmojë. Kjo është mënyra jonë për Ballkanin e Hapur. Vlerësoj se Ballkani i Hapur duhet të vazhdojë. Sot shohim si do firmosen marrëveshjet dhe rezultatet që marrëveshjet paraprake i treguan duke i lehtësuar jetët e njerëzve. Tani më shumë se kurrë duhet të punojmë bashkë dhe ta zgjidhim këtë krizë.

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV