VIDEO/Frrok Çupi përplaset me këshilltarin e Metës: Servil, hajdut! Ke bërë burg dhe na vjen këtu!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Frrok Çupi është përplasur keq me këshilltarin ligjor të presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishin.

Madje Çupi e cilësoi Derivishin si hajdut dhe se ka qenë më parë edhe i burgosur për një vepër të tillë. Ai e quajti Dervishin servil të Ilir Metës që nuk duhet të ishte në studion e Open në Top Channel.

Pjesë nga debati: 
Frrok Çupi: Sa servilë ka nëpër zyra të lutem mos na i sill në ekran. Servilët e administratës janë njerëz të tmerrshëm. Le të vijë Ilir Meta.

Bledar Dervishi: Z. Çupi…!

Frrok Çupi: Me servilët nuk…

Bledar Dervishi: Servil nuk ma përmend dot mua. Ti në radhë të parë dhe askush tjetër aty.

Frrok Çupi: Ty të kanë akuzuar edhe për hajdut o burrë.. të gjitha mediat të akuzojnë.

Spartak Ngjela: Jo ore?

Frrok Çupi: Po ore, ka qenë në burg ai.

Bledar Dervishi: Bravo të qoftë që paske kontrolluar Google-in.

Frrok Çupi: Unë nuk pranoj të flas me administratorë.. le të vijë Ilir Meta, Ilir Papameta. Na ul nivelin e bisedës. Na vijnë tipa të tillë nëpër studio.. A i ke lexuar portalet çfarë shkruajnë për ty? Po të akuzojnë se je hajdut, se ke qenë i burgosur! Të merr Ilir Meta të fut në zyrë dhe na nxjerr para fytyrës tonë. Po shko rri në zyrë atje. Nëpunësit më të këqij të botës i ka Presidenca.

Bledar Dervishi: Nuk mund t’ju lejoj që të fyeni presidentin e Republikës.

Frrok Çupi: Pse çfarë je ti gardiani?

Spartak Ngjela: As me mua nuk hyn në debat me mua, ti nuk je gardian këtu. Për debat ik andej nga ke dalë.

Lexo edhe :  17-vjetori i pavarësisë së Kosovës/ Zbardhet letra që Rama i dërgoi Kurtit

Frrok Çupi: Po për presidentin e kemi dëgjuar natë e ditë, na erdhi në majë të ditës.

Të fundit

Turqia goditet nga vala e akullit, rekord i ulët prej minus 33.8 gradë Celsius

Pas rënies së vazhdueshme të borës në Turqi për ditë të tëra, e ndikuar nga një valë akulli nga...

Rama iu përgjigjet komentuesve: S’ka më pagë 250 mijë lekë të vjetra në Shqipëri

Rama u bën sërish thirrje emigrantëve që të kthehen për të punuar e investuar në Shqipëri. Kreu i qeverisë thotë se nuk ka më...

U qëllua nga partneri me armë, ndërron jetë pas 6 ditësh në spital nëna e tre fëmijëve

Pas 6 ditësh në spitalin rajonal të Shkodrës, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm Anila Ndoka Prendushi. Ajo u qëllua me pistoletë nga i dashuri...

FOTO: “Ajo po vdes” – Ndryshimi shokues i Ariana Grandes trondit fansat

Ariana Grande është rikthyer dhe njëherë në vëmendjen kryesore të mediave, pas filmit të saj më të fundit “Wicked”, që është gjithashtu dhe kandidat...

Tre vjet nga pushtimi rus, liderët e BE vizitë në Kiev: Ukraina është Evropë

Udhëheqësit e BE-së po zhvillojnë këtë të hënë një vizitë në Ukrainë. Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula...

Lajme të tjera

Web TV