“Butrinti”/ Margariti: Ata që shohin ëndrra me kulla i them se nuk do ketë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në interpelancën e sotme në Kuvend të thirrur nga deputetja Ina Zhupa, për çështjen e Butrintit, tha se në Butrint nuk do të ketë asnjë hotel apo kullë.

Gjithashtu  u shpreh se rreth 1.5 km larg Butrintit parashikohet ngritja e një qendre pritjeje dinjitoze për vizitorët.

“Është për ndezur llampushke për një diskutim shterpë. Butrinti do të administrohet nga një fondacion shqiptar. Shteti shqiptar është i hapur për të tjerë donator të fuqishëm. Fondacioni funksionon sipas ligjit të OJF shqiptar. Çdo qindarke e Butrintit do të mbetet në Butrint. Të gjithë ata që shohin ëndrra me kulla e hoteli i them që nuk do të ketë asnjë ndërtim të këtij lloji, do të parashikohet ngritja e një qendre dinjitoze larg rreth 1.5 km që të kemi një hyrje dinjitoze në një park kombëtar si në shumë vende të botës. Do të sigurohet transport ekologjik. Çdo investim në Butrint i mbetet Butrintit, parashikojmë të kemi rreth 110 punonjës dhe shteti nuk do të shpenzojë më para për pagat e punonjësve. Arka e Butrinti do të fillojë të kontribuojë ne kujdesin e Trashëgimisë Kulturore për t’i ardhur në ndihmë edhe siteve të tjerë. I rëndësishëm, është nënshkrimi mes fondacionit dhe Institutit të Arkeologjisë”, tha Margariti.

Të fundit

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Sekretari i Mbrojtjes riposton video me pikëpamje ekstreme, shkakton polemika

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka shkaktuar polemika të shumta pas një ripostimi në rrjetin social X të një videoje ku pastorë...

Lajme të tjera

Web TV