VIDEO/ Ngjela: Meta ka probleme mendore, është nën akuzë. Do hajë burg të përjetshëm po doli në shesh!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokat Spartak Ngjela duke analizuar konfliktin midis Presidentit Ilir Meta dhe mazhorancës qeverisëse theksoi se paralajmërimet e kreut të shtetit për të dalë në shesh së bashku me shqiptarët do të jetë një gabim fatal për vetë fatin personal dhe politik të Ilir Metës.

Sipas Ngjelës nëse Meta do të drejtojë protestën më 2 mars për të marrë institucionet siç ka deklaruar atëherë ai rrezikon të arrestohet dhe dënohet me burgim të përjetshëm.

Ngjela shtoi se gjithçka që ka prodhuar deri më tani Ilir Meta dhe akuzat që ka lëshuar lidhen me sindromën e tij të frikës pasi ndodhet nën akuzë kur ndaj tij ka nisur një proces nga ana e komisionit të hetimor parlamentar.

Ai duhet të durojë dhe të shkojë nëpër procese. Po hetohet në këto momente nga komisioni hetimor parlamentar.

Ore le ta bëjë atë që thotë, të dalë në shesh se shpëtojmë një herë e mirë. Të dalë në shesh dhe të marrë institucionet. Unë them është krim, bëni si të doni. Qytetarët dalin sa herë të duan, po del presidenti.

Kryetari që drejton prishjen e rendit juridik ose kushtetues dënohet me burgim të përjetshëm.

Nuk mund të dëgjojmë budallallëqet e një budallai. Ai është nën akuzë. Ka shkelur shumë rëndë Kushtetutën.

Është shumë e vështirë që ta përballojë intelekti tij qenien nën akuzë dhe ka humbur ekuilibrin.

Këto që flet ai se do të ndryshojë rendin kushtetues në sheshin Skënderbej, me një fletë, nuk janë gjëra normale.

Do të shkojë një analize psikiatrike kur të akuzohet. Kur të arrestohet në flagrancë mund të marrë pafajësi si deviacion të sistemit nervor.

Fakti që Rama është me kartelë nuk do të thotë se Meta nuk ka kartelë. Meta ka deviacion psikik në këto momente, u shpreh Ngjela për emisionin Open në Top Channel.

Të fundit

Subvencion për ujin e pijshëm, kategoritë që përfitojnë

Familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, pensionistët me të ardhura të pamjaftueshme, si dhe individët...

Tetori me ndryshime, rregullat e reja për udhëtime në zonën Schengen

Bashkimi Evropian njoftoi se sistemi i ri i kontrollit kufitar për shtetasit që nuk janë nga blloku evropian, i cili do t’i japë fund...

“Jam më i mirë se Lamine Yamal”, nis sfida direkte nga Parisi

Desire Doue, beson se është më i mirë se superylli i Barcelona-s, Lamine Yamal. Francezi mbërriti në Parc des Princes në verën e vitit 2024...

“Ai që goditi kamarierin, fshehu aksidentin ku gruaja mbeti e paralizuar”

Një ngjarje e rëndë tronditi ditë më parë jo vetëm qytetin bregdetar të Vlorës, por gjithë opinionin publik shqiptar, ku efektivi i Policisë së...

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë, për naftën ruse jep paralajmërimin!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi më 30 korrik se do të vendosë një tarifë prej 25 për qind ndaj mallrave nga...

Lajme të tjera

Web TV