Edison Pula, 27-vjeçari që u arratis nga burgu në Itali është anëtar i bandës së Niklës. Duket se i riu është mjeshtër i arratisjes pasi në vitin 2017 u arratis nga burgu në Komisariatin e Krujës duke kapërcyer murin rrethues.
Pula arriti që të shtynte policët duke u shpëtuar në momentin që zbriti nga fugoni, teksa po futej në dhomën e izolimit. Edison Pula ka qenë i dënuar për vrasje e mbetur në tentativë, vendosje eksplozivi dhe vjedhje me dhunë si dhe për atentatin e mbetur në tentativë ndaj mikut të Enver Stafukës, Gentjan Bejtja.