Abuzim me tendera, lirohen nga burgu 2 ish-vartësit e Thoma Gëllçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy ish-vartësit e  Thoma Gëllçit,  Julian Tapia e Ervin Murja janë liruar nga qelia. Avokatët mbrojtës të tyre i janë drejtuar gjykatës me kërkesë për shuarje të masës së sigurisë pasi duke llogaritur edhe paraburgimin, ata kanë përfunduar dënimin. Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Erjon Çela.

Dy anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Julian Tapia, Ervin Muraj u dënuan me nga 1 vit burg secili, për akuzën e “Shkeljes se barazisë në tendera”. Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekësh, me qëllim blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro, ku anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, akuzohen për shkelje të barazisë në tender.

Nga hetimet gjithashtu ka rezultuar se Thoma Gëllçi si ish-drejtori i Përgjithshëm i Radion Televizionit Shqiptar ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi dhe akuzohet për shpërdorim detyre.

Për këtë akuzë, më 2 qershor, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të dënojë, duke e shpallur fajtor ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi duke e dënuar atë me 2 vite burg.

Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi i Gëllçit u reduktua në 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Duke llogaritur edhe paraburgimin, ish drejtori i TVSH-së, Gëllçi, pritet që të përfundoje dënimin në muajin shtator.

Të fundit

“Disa deputetë nuk bënë fushatë”, Alimehmeti thotë ato që në PD kanë frikë ta pranojnë

Zgjedhjet e 11 Majit përveç humbjes të Partisë Demokratike treguan dhe vërtetuan më së miri dhe mbështetjen e madhe...

Alibeaj pranon humbjen/ Rezultati që mora ishte dështim! Duhet të ruaj fytyrën!

Nga zgjedhjet e 11 Majit, Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi morën besimin e mbi 6 mijë shqiptarëve, duke mos arritur të sigurojnë kështu as...

Konflikti familjar: Brooklyn Beckham mendon se prindërit e tij shtiren në rrjete sociale

Zërat për një pakënaqësi apo debate mes Brooklyn Beckham, bashkëshortes së tij Nicola Peltz, dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, po shtohen...

Manja i përgjigjet Dumanit: Jemi në krah të drejtësisë. Nuk duam drejtimin…

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi ditën e sotme një takim në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, ku në fokus ishte prezantimi i prioriteteve...

Lista e plotë, kush janë 11 deputetët e PS që mbeten jashtë Parlamentit

11 deputetë aktualë të partisë socialiste nuk do të jenë në parlamentin e ardhshëm që do të nisë punën në shtator. Të vendosur në...

Lajme të tjera

Web TV