Zgjedhjet e drejtuesve vendorë, Rama porosi kandidatëve: Përgatituni, është garë e hapur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Elbasan në turin e takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit.

Në fjalën e tij kryeministri tha se procesi është tepër i rëndësishëm dhe ftoi të gjithë kandidatët ta marrin seriozisht dhe të paraqesin platformat e tyre.

“Kjo është dita e tre kandidatëve këtu për t’u ballafaquar me ju dhe me komisionin e zgjedhjeve. Dua të shfrytëzoj këtë rast që t’i themi të gjithë atyre që presin që të kenë prezantimet dhe ballafaqimet e tyre të përgatiten seriozisht pasi kjo është një garë e hapur. Nga ana tjetër të gjithë bashkësitë socialiste nëpër qarqe të bëjnë sa më shumë propozime që dhe zgjedhja të jetë shumë e gjerë. Kam shumë i inkurajuar nga ajo që kam parë në distancë dhe sot jam këtu së bashku me deputetët e Elbasanit. Na vjen mirë që na jepet mundësia që të marrim pjesë në një proces si ky. Një proces që synon të ripërtërijë me një mekanizëm të ri strukturën e partisë Socialiste”

“Kudo ku kemi kandidatë cilësor do të kemi një bashkëdrejtim të partisë. Kjo është një garë e hapur, kemi kandidatë që meritojnë mbështetje për të kontribuuar në parti. Mos ta quajmë kryetarin e partisë një figurë babe. Ju uroj suksese kandidatëve. Më vjen mirë t’ja lë foltoren Blendit i cili drejton komisionin e posaçëm të përbërë nga sekretarët e partisë”, tha Rama mes të tjerash.

Tre kandidatët e përzgjedhur për fazën finale, Ardit Demiri, Ermira Urupi, Agron Lulaj në prezantimin e platformave të tyre para Asamblesë së Zgjeruar të Bashkisë Elbasan.

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV