“Nardi do bëhej i gjallë”/ Rama mesazh di Caprios: Një UFO erdhi dhe donte të mbronte…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama vijoi me ironinë ndaj atyre që akuzuan qeverinë dhe protestuan për shpalljen Park Kombëtar të lumit Vjosa.

Mes tyre ishte edhe aktori i famshëm Leonardi di Caprio, për të cilin Rama tha se do të donte ta shante pak tani, por do ta kursente pasi ministrja Kumbaro e kishte mik të mirë.

Megjithatë, tha Rama, mire do të ishte të thoshte diçka të keqe për të sepse në këtë mënyrë do t’i tërhiqnte vëmendjen, Nardit, siç e quajti kryeministri.

Më kanë shënuar këtu për Leonardo di Caprion, por nuk po e them pasi u bë i gjallë për të goditur qeverinë dhe nuk u bë i gjallë për të na mbështetur. E ka ministrja mik të mirë prandaj po e kursej, por mirë do ishte ta shanim pak sepse kur të lavdërojnë të gjithë nuk të bën përshtypje, por kur mes shumë personave që të lavdërojnë është dikush që të shan, atehere po, mund të bëhej i gjallë edhe Nardi”, tha Rama duke ftuar më pas përfaqësuesin e organizatës “Patagonia” për të nënshkruar marrëveshjen për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.

Ftoj këtu mikun tonë, tashmë e kemi mik pasi më parë, erdhi këtu si një UFO që do të shpëtonte lumin e fundit të egër të Europës, që të nënshkruajë marrëveshjen me ministren për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar”, tha Rama.

Më shpalljen Park Kombëtar, mbrojta e Vjosës është më e madhe tani krahasuar me statusin e mëparshëm që kishte.

Për të shkuar deri këtu, protestuan mjaft organizata ndërkombëtare dhe vendase, përfshi edhe personazhe të njohur, si Leonardo di Caprio.

Të fundit

Energjia sot dhe nesër

Nga Fatos Çoçoli Marrëveshja e nënshkruar më 15 janar 2025, në Samitin Botëror të Energjisë së Ardhshme në kryeqytetin Abu Dhabi të...

“Berisha i shqetësuar”, avok bën deklaratën e fortë: Ja sa vite burg rrezikojnë Meta

Dosjet e nxehta të politikës, Berisha-Meta, krimi i organizuar dhe operacioni më i fundit i SPAK për sekuestrimin e 10 mln eurove pasuri në...

Celibashi: Fleta e votimit vjen me postë në mes të prillit, 6 ditë për ta plotësuar

Rreth 18 mijë kërkesat e refuzuara nga KQZ nga 54 mijë kërkesat e bëra në 11 ditët e para të procesit të regjistrimit të...

Kriptomonedhat në Shqipëri, si funksionon ligji dhe cilat janë avantazhet

Kriptomonedhat janë para elektronike, që ndryshe nga paratë e tjera si euro, lek apo dollar, që emetohen dhe menaxhohen nga Banka Qendrore, në këtë...

“Isha në studio kur e mora vesh”/ Livia flet për historinë me Mevlanin: Jam penduar…

Konkurrentja e Big Brother VIP4, Livia, ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”. Në një bisedë...

Lajme të tjera

Web TV