Miqësorja Shqipëri-Estoni, ndeshja mbyllet me rezultatin 0-0

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola ndaj Estonisë dhe shkon në pesë numri i ndeshjeve radhazi pa fitore. Edhe pse përballë një rivali modest, i 110-i në renditjen botërori, Shqipëria sërish hasi probleme në metrat e fundit për të shënuar.
Reja e nisi ndeshjen me shumë ndryshime në formacion krahasur me dy ndeshjet e tjera të qershorit, ku vetëm Hysaj, Veseli dhe Çekiçi ishin aktivizuar si titullarë ndaj Islandës apo Izraelit. Në pjesën e parë, pavarësisht qarkullimit të dendur të topit nga ana e kuqezinjve, vetëm Vrioni pati një rast të artë me kokë.

Me të nisur e dyta, bëhen 3 zëvendësime, në portë hyn Kastrati në vend të Selmanit, ndërsa në fushë futen dy sulmues, Broja dhe Uzuni, del Veseli dhe Seferi. Menjëherë kuqezinjtë shfaqen rrezikshëm me Çekiçin, por portieri mik i thotë jo golit.
Në mesin e pjesës së dytë futen në lojë edhe Abrashi me Mersinajn, del Çokaj dhe Vrioni, ndërsa debuton Muçolli, që zë vendin e Çekiçit. Kuqezinjtë dominuan në edhe pjesën e dytë, por tentativat drejt portës ishin të pakta. Mbyllet 0-0, me tifozët kuqezinj që mbeten sërish të zhgënjyer.

Të fundit

Konflikti familjar: Brooklyn Beckham mendon se prindërit e tij shtiren në rrjete sociale

Zërat për një pakënaqësi apo debate mes Brooklyn Beckham, bashkëshortes së tij Nicola Peltz, dhe prindërve të tij, David...

Manja i përgjigjet Dumanit: Jemi në krah të drejtësisë. Nuk duam drejtimin…

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi ditën e sotme një takim në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, ku në fokus ishte prezantimi i prioriteteve...

Lista e plotë, kush janë 11 deputetët e PS që mbeten jashtë Parlamentit

11 deputetë aktualë të partisë socialiste nuk do të jenë në parlamentin e ardhshëm që do të nisë punën në shtator. Të vendosur në...

Lëvizshmëria e të rinjve, Britania dhe BE bëjnë gati marrëveshjen

Britania dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord të punojnë drejt një marrëveshjeje që do ta bënte më të lehtë për të rinjtë të jetojnë...

Keni bërë plane për nesër?/ Mësoni si do jetë moti

Dita e martë do të jetë me mot të qëndrueshëm. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, më të theksuara në relievet e larta...

Lajme të tjera

Web TV