“Më jep ujë”, gazetarja jep detaje nga momentet e fundit të jetës së Aleksandër Sadikajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer detaje të rënda nga ngjarja e ndodhur të shtunën, ku u vra në një atentat me eksploziv 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj. Lala tha në emisionin “Open” se Sadikaj ka kërkuar ndihmë, por askush nuk ka mundur t’i afrohej.

Lala tha se një grua me një fëmijë janë lënduar lehtë.

“Ndër të paktat ngjarje që personalisht më kanë tronditur. Kam parë ngjarje të rënda për shkak të këtij profesioni. Kam një video të asaj ngjarjeje që është shumë e rëndë, jo vetëm për familjarët, por edhe qytetarët, por që nuk mund të publikohet. Një njeri që përpëlitet për ndihmë në momentet e fundit të jetës për ndihmë dhe që askush nuk mundte t’i afrohej. Aty ka qenë dëshmitar dhe një nënë me fëmijë, e cila ka mbetur e lënduar lehtë nga kjo ngjarje. E kam lexuar dëshminë e një personi që e ka shoqëruar në spital, prokurori e ka pyetur nëse i ka thënë gjë, ai i kishte thënë se Aleksandri i ka kërkuar vetëm ujë. Personi që e ka shoqëruar është gjetur duke qarë në derën e spitalit”, tha Lala.

Të fundit

Dështon për të nëntën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Ndryshe nga herët e kaluara, nuk u propozua kandidati për kryetar të Kuvendit nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja...

Tritolin shtëpisë në këmbim të azilit në BE!/ Zbulohet skema e pronarit të apartamentit

Tritoli i vendosur në lagjen “Partizani” në Elbasan është ideuar nga vete pronari i banesës, Arbër Pepa. Ky i fundit, në bashkëpunim me nipin e...

Avioni Londër-Tiranë bllokohet për 90 minuta!/ Stafi akuzon pasagjerët për vjedhje

Një ngjarje në përmasat e skandalit raportohet nga mediat britanike. Pasagjerët e një avioni të kompanisë “WizzAir” që udhëtonin nga Londra drejt Tiranës pasditen...

Heshtja e Sali Berishës bërtet më shumë

Sa normale është që një njeri, i cili nuk ka lënë kundërshtar pa goditur dhe sulmuar për korrupsion, me dhe pa të drejtë, të...

14 orë në det të hapur! 17-vjeçarja u reziston pickimeve të mijëra kandilëve

Maya Merhige është adoleshentja e cila ka arritur të përshkojë ngushticën Kuk që ndan Ishujt Veriorë dhe Jugorë të Zelandës së Re. Muajin e kaluar...

Lajme të tjera

Web TV