Koreja e Veriut teston raketa bërthamore, SHBA paralajmëron se “do të përgjigjet”!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të hënën, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj do të përgjigjeshin me shpejtësi nëse Koreja e Veriut vazhdon me një provë bërthamore, por insiston se dialogu mbetet ende opsion.

“Ne jemi në kontakt shumë të ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë, duke filluar me Republikën e Koresë – gjithashtu me Japoninë dhe të tjerët – për të qenë në gjendje të përgjigjemi shpejt nëse koreano-veriorët vazhdojnë me një provë të tillë”, u tha Blinken gazetarëve.

“Ne jemi të përgatitur të bëjmë rregullime afatshkurtra dhe afatgjata në pozicionin tonë ushtarak, varësisht nga rasti,” shtoi ai.

Blinken përsëriti se Shtetet e Bashkuara nuk kanë “asnjë qëllim armiqësor ndaj DPRK”, emri zyrtar i Veriut, Republika Demokratike Popullore e Koresë, raporton REL.

“Kështu që ne do të vazhdojmë të kontaktojmë me DPRK-në. Ne jemi të përkushtuar në qasje diplomatike”, tha Blinken.

Diplomati i lartë amerikan u deklarua pas bisedimeve që pati në Uashington me homologun e tij nga Koreja e Jugut, e njohur zyrtarisht si Republika e Koresë, i cili njësoj si Blinken tha se qeveria e tij ishte gati të negocionte me Phenianin “pa parakushte”.

“Unë mendoj se Koreja e Veriut ka përfunduar tani përgatitjet për një tjetër provë bërthamore dhe mendoj se duhet marrë vetëm një vendim politik,” tha minisri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Park Jin.

“Nëse Koreja e Veriut ndërmerr një tjetër provë bërthamore, mendoj se kjo vetëm do të forcojë parandalimin tonë dhe gjithashtu sanksionet ndërkombëtare,” tha ai.

Shtetet e Bashkuara u përpoqën të ashpërsojnë sanksionet ndaj Koresë së Veriut pas testimeve të një rakete balistike në kundërshtim me rezolutat e OKB-së, por Kina dhe Rusia vendosën veto në Këshillin e Sigurimit.

Lexo edhe :  Ish-kryeministri izraelit sulmon Netanyahu-n: Ai duhet të shkarkohet

Koreja e Veriut ka kryer të paktën 18 runde të testeve të armëve gjatë këtij viti, duke shfaqur zhvillimin e arsenalit të raketave bërthamore.

Në testimin e fundit, Koreja e Veriut lëshoi tetë raketa balistike me rreze të mesme veprimi, një ditë pasi Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara përfunduan stërvitjet e përbashkëta ushtarake.

Të fundit

Murrizi i shtrin dorën Dash Sulës/ Hajde bëhemi bashkë, vetëm kështu i bëjmë mirë PD-së

Dy ish-deputetët e Partisë Demokratike, Myslim Murrizi dhe Dash Sula përgjatë orëve të fundit janë duke shkëmbyer replika të...

Tension te Barcelona! Ylli i skuadrës refuzon direktivat, bën me kokën e tij

Mund të zbutet tensioni i krijuar rreth çështjes së Marc-André Ter Stegen. Portieri i Barcelonës, i cili iu nënshtrua një operacioni në shpinë më...

Ju njohim me Kriselin, gjeniun e matematikës! Medalja e Nderit nuk i mjafton

Krisel Leka, 16 vjeçari nga Durrësi është kthyer nga Australia me një përvojë unike. Ai fitoi çmimin e Nderit në Olimpiadën Botërore të Matematikës. Megjithatë,...

Financial Times zbulon udhëtime sekrete të zyrtarëve iranianë në objektet bërthamore ruse

Gazeta Financial Times përmes një investigimi ka zbuluar rolin e Rusisë në zhvillimin e programit bërthamor të Iranit. Raporti madje përmend udhëtime sekrete të ekspertëve...

Dy demokratët japin sinjalin e bashkimit: Kështu i bëjmë mirë PD-së

Dy ish-deputetët e Partisë Demokratike, Myslim Murrizi dhe Dash Sula përgjatë orëve të fundit janë duke shkëmbyer replika të njëpasnjëshme virtuale për mënyrën sesi...

Lajme të tjera

Web TV