“Ah ky largim”/ Titujt kryesorë të gazetave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sfidat e Nations League, largimi i Marcelo nga Real Madrid si dhe merkato e klubeve europiane janë në fokus të gazetave sportive për ditën e sotme.

Ndërkohë, më poshtë janë disa prej titujve kryesorë të tyre:

“Ah ky largim” është titulli i “AS”, që i kushton faqen e parë largimit të mbrojtësit legjendar Marcelo nga Real Madrid pas 15 vitesh dhe 25 trofeve të fituar.

Prima Pagina AS 14/06/2022

“Marca” gjithashtu i rezervon krejtësisht faqen kryesore mbrojtësit brazilian, një ditë pas lamtumirës zyrtare me Real Madrid me titullin: Kjo ishte…

Prima Pagina Marca 14/06/2022

“SPORT” flet për një zhvillim të papritur brenda skuadrës së Barcelonës: “Xavi nuk e llogarit më Pique-në”, është titulli i gazetës spanjolle.

Prima Pagina Sport 14/06/2022

Për të njëjtën temë shkruan edhe “Mundo Deportivo”, e cila titull kryesor ka një pjesë të asaj që Xavi i ka thënë Pique-së: Nuk të shoh më si titullar.

Prima Pagina Mundo Deportivo 14/06/2022

“Shumë më poshtë”, është titulli i “L’Esportiu”, e cila i kushton faqen e parë humbjes së Barcelonës ndaj Real Madrid në basketboll me rezultatin 75-88.

Prima Pagina L'Esportiu 14/06/2022

“Mirorr Sport” mban titullin: “Ndalo së lodhuri Kane-n Gareth”, para sfidës së sotme të Anglisë ndaj Hungarisë.

Prima Pagina Mirror Sport 14/06/2022

“Futboll i zier” është titulli i “L’Equipe”, e cila shkruan për humbjen e Francës ndaj Kroacisë ditën e djeshme me rezultatin 0-1, ku vendosi Luka Modric.

Prima Pagina Tuttosport 14/06/2022

“La Gazzeta dello Sport” hapet me merkaton e Interit ku në qendër është Paulo Dybala. “Dybala tek Interi, e bind edhe e ëma” është titulli kryesor i gazetës italiane.

Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 14/06/2022

“Sulm mbi de Ligt”, është titulli i “Corriere dello Sport”, e cila paralajmëron një garë mes Chelsea, PSG dhe Manchester City per mbrojtësin holandez të Juventus.

Prima Pagina Corriere dello Sport 14/06/2022

“Gatti, ti je si ne”, është titulli kryesor i  “Tuttosport” që i referohet deklaratës të Chiellinit për mbrojtësin e ri italian.

Lexo edhe :  Capello analizon Milanin: "Leao ka një problem, por duket se po e zgjidh"

Prima Pagina Tuttosport 14/06/2022

Të fundit

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali...

Kurti: Serbia tentoi minimin e sovranitetit të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të...

Çfarë nuk duhet të lini nëmakinë në ditët e nxehta?

Dielli dhe nxehtësia ndikojnë keq në disa gjëra që i përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në makinë. Duket e arsyeshme të mbash...

11 gusht 2003 – NATO merr komandën e misionit ISAF në Afganistan

Më 11 gusht 2003, NATO mori zyrtarisht komandën e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) në Afganistan, duke shënuar kështu operacionin e saj...

Projektligji për shoqëritë tregtare: Nuk lejohen administratorët e dënuar jashtë vendit

Qeveria ka nxjerrë për konsultim një projketligj për Shoqëritë tregtare, ndryshimet e të cilit prekin disa boshllëqe që kanë ekzistuar në legjislacionin aktual, duke...

Lajme të tjera

Web TV