Bes Kallaku: Kemi frikë të shkojmë në plazh prej çmimeve, na këputën fare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bes Kallaku tregon çmimet stratosferike me të cilat duhet të përballet.

Aktori thekson se në Shqipëri çmimet ndryshojnë sa herë, ndërsa bën thirrje që bizneset që ofrojnë shërbime turistike, të lejojnë më shumë hapësira publike për plazhistët.

“Sa herë që vjen stina e verës kemi vetëm dy pyetje: Ku do të shkojmë dhe a do të ikim me pushime. Në vendet perëndimore është absurde të thuash a do të ikim me pushime, thjesht duan të zgjedhin vendin.

Përveç rasteve kur preferojnë të vijnë për pushime në Shqipëri. Këtu te ne është e çuditshme. Jemi të vetmit që sa herë shkojmë te restoranti, dhe hamë mëngjesin, pyesim kamarierin sa është omëleta sot.

Sepse ndryshon çmimi sa herë ikën dhe vjen. Dhe kamarieri të shikon se si je vesh dhe të këput 20 mijë lekë. Por kur i thua ule pak çmimin, thotë e kam prerë faturën. Nuk është digjitale por nga këto me shkrim që e ka grisur faqen nga libri i historisë së djalit. Mos të flasim për higjienën përreth.

Ke frikë të shkosh me fëmijët në plazh. Për të gjithë bizneset që ofrojnë shërbime turistike por dhe për shtetin, kërkojmë që të ketë sa më shumë hapësira publike për plazhistët”, u shpreh Bes Kallaku./skaproblem.al/

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV