Ky është polici që iu gjet fotoja në telefonin e Dumanit, porositës i vrasj*s ishte…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbulohet emri dhe fotoja e policit, fotoja e të cilit u gjet në telefonin e killerit me pagesë, Nuredin Dumani. Mësohet se është efektivi Krenar Guçe, i cili është marrë në mbrojtje nga policia. Ka qenë Nuredin Dumani, i cili pas dëshmisë maratonë me orë dhe ditë të tëra, është ndalur te një listë me persona, emra dhe foto, që mbante në telefonin e tij dhe që prisnin që të ekzekutoheshin.

Mes tyre është gjetur edhe fotoja e efektivit të Policisë së Shtetit, i cili ishte listuar si një nga personat që duhej të eliminohej për llogari të Erion Alibejt, djalit nga Elbasani, i cili kishte marrë përsipër një hakmarrje të pafre kundër kujto që kishte marrë pjesë në ngjarjen e rëndë të Bradasheshit, ku ai humbi vëllanë, xhaxhanë dhe një mikun e tij, shtetas turk.

Masakra me tre të vrarë solli një zinxhir vrasjesh, por edhe dëshmitarin e parë të drejtësisë për bëmat e Elbasanit, një djalë të ri, që kishte kryer një krim makabër ndaj një të njohurit të tij, duke e masakruar me thika, se i kishin premtuar para.

Mesa duket, ka qenë dëshmia e këtij të riu, marrë nga oficeri Krenar Guçe, që ka bërë të mundur hedhjen dritë mbi vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe më pas masakrimit të Renis Runajt, vrasje këto të ndodhura në një hark të shkurtër kohor të gushtit të vitit 2020, pasi në fakt ishin kryer edhe 2 ngjarje të tjera, me katër të vrarë në Durrës dhe nga ku ishte përfituar edhe një tjetër dëshmitar me emrin Klevis Alla.

E nëse djali nga Durrësi kishte dhënë emra dhe detaje për vrasjen e vëllezërve Haxhia dhe më pas edhe të atentatit ndaj Anxhelo Avdisë dhe Dorian Shkozës, kishte nxjerrë emrin e Altin Ndocit dhe lidhjet e tij me Nuredin Dumanin dhe Talo Çelën, Euglen Halili nga Elbasani pranoi aktin e rëndë që kishte kryer dhe personat që i kishin thënë për ta kryer.

Lexo edhe :  Nga mensa e burgut në Greqi drejtonte bandën e tij, kush është shqiptari ‘Mondi’

Porositësi, sipas tij, kishte qenë Erion Alibej, ku falë kësaj dëshmie ai u vu në pranga nga Policia e Shtetit.

Nga dëshmia e Nuredin Dumanit u mësua se Erion Alibej ishte në dijeni të punonjësit të Policisë që kishte marrë dëshminë e Halilit, dëshmi që kishte çuar në pranga edhe ‘ushtarin’ e Alibejt dhe shokun e Halilit, Xhuliano Hoxhaj.

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV