Ekzekutim mafioz në Athinë/ Vritet pronari i karburantit, autorët arratisen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një biznesmen grek ka humbur jetën pasi është ekzekutuar me breshëri plumbash mëngjesin e sotëm, në Greqi.

Viktima është George Mitsou, 38 vjeç, pronar i një pike karburanti, i cili sipas mediave fqinje është qëlluar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar.

Breshëria me plumba ka nisur sapo 38-vjeçari ka mbërritur me automjetin e tij të blinduar BMW para pikës së tij të karburantit, kur një makinë tjetër e bardhë, në të cilën udhëtonin katër persona, i është afruar dhe e kanë qëlluar me kallashnikov, duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka gjetur të paktën 25 gëzhoja. Pas atentatit, policia greke ka gjetur dhe një furgon të djegur, pak larg vendin të ngjarjes, që dyshohet se iu përket autorëve.

Sipas mediave helene në të kaluarën persona të panjohur kishin sulmuar me granatë këtë pikë karburanti.

Të fundit

Aksident në Elbasan, përplasen 3 makina, ka të lënduar

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Elbasanit, në rrugën që lidh Universitetin “Aleksandër...

Finito! Inzaghi “tradhton” Interin për milionat e Arabisë Saudite

Simone Inzaghi i thotë lamtumirë Interit pas 4 vitesh! Mbledhja e sotme me drejtuesit e klubit zikaltër dhe me Beppe Marotta nuk ka sjellë...

Ç’po ndodh me Brojën? Lajmet e fundit nga kombëtarja para ndeshjes me Serbinë

Kombëtarja shqiptare e futbollit po përgatitet maksimalisht për dy ndeshjet e muajit qershor, të vlefshme për kualifikueset në Botërorin 2026. Vëmendja kryesore është në...

U largua nga PD? Adriana Kalaja publikon foto duke qëlluar me armë

Zyrtarja e lartë e Partisë Demokratike, Adriana Kalaja ka bërë një reagim sqarues në lidhje me lajmet e raportuara mbrëmjen e djeshme nga mediat,...

Tabela e votave: Me sistemin zgjedhor të Kosovës, Berisha bie me 4 mandate

Izraeli është i vetmi vend demokratik me një sistem zgjedhor të pastër proporcional kombëtar (pa ndonjë prag elektoral). Cilado nga shumë partitë izraelite që...

Lajme të tjera

Web TV