Nis greva më e madhe në 30 vite në Angli, ekonomia humb 540 mln paund

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetet e Britanisë së Madhe, duke përfshirë kryeqendrat si Londra, Mançesteri apo Liverpul janë kthyer në “fantazmë”, pas grevës më të rëndë hekurudhore që ka goditur vendin në 30 vitet e fundit.

Lëvizjet e sindikatave kanë bërë që Mbretëria e Bashkuar të përjetojë ditët më të errëta që nga periudha e pandemisë së Covid19, me rrugët e boshatisura plotësisht, dyqanet e mbyllura dhe kafenetë thuajse bosh.

“Shkretëtira” në qendrat e qyteteve pritet që t’i kushtojë sektorit të mikpritjes rreth 540 milion paund, ndërsa më shumë se 50,000 anëtarë të sindikatave kanë dhënë dorëheqjen nga puna për shkak të rrëzimit të kërkesës së tyre për një rritje pagash prej 11%.

Ndërkohë, miliona njerëz kanë mbetur pa alternativa për të shkuar në punë dhe mijëra të tjerë janë detyruar për të punuar nga shtëpia.

Sipas ekspertëve, ky bllokim “de fakto” mund të jetë për Mbretërinë e Bashkuar “kambana e vdekjes”, pasi shumë biznese të vogla që tashmë kanë luftuar për dy vitet e fundit për shkak të pandemisë dhe sapo po ngriheshin në këmbë mund të shpallin falimentin.

Andrew Haines, shefi ekzekutiv i Network Rail, tha se grevat janë ‘shkatërruese’ për vendin, duke folur në stacionin e metrosë Waterloo, që zakonisht është një nga më të ngarkuarit në Londër, por që sot ishte totalisht i zbrazët.

“Është si ditët më të errëta të COVID”, tha ai duke shtuar se ka gjasa që grevat hekurudhore të vazhdojnë të enjten dhe të shtunën.

Ndërkohë, Kate Nicholls, shefja ekzekutive e organit të industrisë UKHospitality, tha se braktisja do t’i kushtonte restoranteve, kafeneve dhe bareve tej mase. Ajo parashikoi se grevat do t’i kushtojnë sektorit 540 milionë funte në shtatë ditë – bazuar në një rënie prej 20 për qind të shitjeve në një javë tipike qershori, ku ato marrin 2,75 miliardë paund.

Lexo edhe :  Moti i keq godet Francën/ Përmbytje të mëdha nga reshjet e shiut, raportohet për viktima

Edhe restorantet në Londër kanë thënë se kanë humbur 50 për qind të rezervimeve të tyre këtë javë.

Dhe zhgënjimet e miliona njerëzve u reflektuan në një incident në lindje të Londrës këtë mëngjes, kur një udhëtar qëndroi përpara një autobusi të linjës së Ilford dhe Lordship Lane, Tottenham, pasi ai refuzoi të ndalonte për dhjetëra njerëz që prisnin në një stacion.

Dëshmitarët thanë se burri i inatosur kishte pritur për 30 minuta, por disa autobusë kaluan dhe asnjëri prej tyre nuk ndaloi.

 

Të fundit

Shqipëria shpallet destinacioni më i mirë europian për 2025 nga “Travel and Tour World”

Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve globalë duke ofruar një ndërthurje të jashtëzakonshme të peizazheve natyrore marramendëse, trashëgimisë së...

Policia greke mësyn në Burgun e Koridhalos, kontrolle në qelitë e disa shqiptarëve

Policia greke ka mësyrë në Burgun e Koridhalos, ku ka ushtruar kontrolle në qelitë e disa të dënuarve shqiptarë. Korrespodenti i Top Channel, Artur Bibe,...

Shtyhet gjyqi për “Sterilizimin”, Rjepaj: Projekti është devijim nga ai i vërteti

Është shtyrë për më 28 maj seanca gjyqësore për çështjen e sterilizimit, për shkak të largimit për arsye familjare të avokatit të të pandehurit...

Raporti i OBSH: Popullsia po plaket, duhen urgjentisht politika sociale

Popullsia globale po plaket. Sipas Raportit mbi shëndetin e popullsisë Globale të hartuar nga OBSH, në vitin 2020, për herë të parë numri i...

“Nuk fitohen zgjedhjet me Nokën e Vokshin. Quajini Partia e Gallatës!”

Zgjedhjet përfunduan, por Sali Berisha dhe PD po pretendojnë vjedhjen e votave më 11 maj. Për juristin Romeo Kara, kreu i selisë blu është...

Lajme të tjera

Web TV