Drejtësia: Harta e re që shton hartën e halleve të shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Emili Bibolli

Harta e re e riorganizimit të gjykatave në Shqipëri është aktualisht çështja që duhet të na shqetësojë të gjithëve. Ndërkohë që reagimi për këtë padrejtësi që po u bëhet qytetarëve shqiptarë duhet të ishte masiv, shumica fatkeqsisht ka zgjedhur të heshtë. Dëgjoj të thonë: Përse duhet të reagoj kur ky riorganizim prek vetëm gjykatat dhe avokatët? Jo, ky nuk është thjesht një riorganizim që prek thjesht ata. Ky është një akt i padrejtë, antiligjor dhe djallëzor, pasojat negative të së cilit bien mbi kurriz të qytetarëve e ndërsa përfitimet si gjithmonë dihet se ku shkojnë.

Le ti shohim pasojat me kujdes. Po marr shembull qytetin tim, Korçën, e cila ndodhet e pozicionuar në juglindje të Shqipërisë, që është njëkohësisht dhe zona më e largët dhe më e vështirë për t’u arritur, sidomos në dimër. Korçës i ikin dy gjykata, ajo e apelit dhe ajo e shkallës së parë administrative. Çfarë ndodh me një qytetar korçar nëse përballet me një problem të caktuar që kërkon zgjidhje nga gjykata?

Qoftë edhe për një gjobë apo heqje nga puna të padrejtë qytetarit do ti duhet ta ndjekë gjyqin në Tiranë. Një akt i gjendjes civile, që duhet korrigjuar për pasaktësitë që ka do të duhet gjithashtu të gjykohet në Tiranë. Një vendim i organeve tatimore apo doganore që do kundershtohet nga subjekti, do gjykohet në Tiranë. Një kundërshtim regjistrimi kundër akteve të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës do gjykohet në Tiranë.

Ndërsa çështjet në Apel, nëse kjo gjykatë përqëndrohet vetëm në Tiranë, do gjykohen pas 4-5 vitesh, madje edhe më vonë. Largimi i kësaj gjykate përkthehet në kosto të shtuara për qytetarët, vonesa në gjykime apo edhe dosje të hedhura nëpër qoshet e zyrave të gjykatave. Ku do ti gjejnë njerëzit paratë për të shpenzuar shumëfish dhe kohën për t’u sorrollatur rrugëve në kërkim të drejtësisë? Për çfarë arsye?

Pse u dashka që ‘metropoli’ duhet akoma të përvetësojë edhe atë pak gjë që ka mbetur tek pjesa tjetër e Shqipërisë? Apo kështu mendojnë ata që komandojnë që atje lart, qofshin këta KLD apo ministri apo qeveri? Ata nuk e dinë ose nuk duan t’ia dinë se si një qytetar do ta ndjekë çështjen e tij, me çfarë kostosh për veten dhe familjen e tij. Ata thonë se është e domosdoshme të bëhet kështu sepse ska gjyqtarë. Po pse u dashka që çdo skemë që këtu tek ne quhet zgjidhje, të rëndojë vetëm mbi qytetarët? Pse nuk u morën masat më herët për këtë kur dihej që këtu do vinte puna? Pse nuk gjendet një zgjidhje tjetër tani? Mënyra ka plot, po të duash. Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar dhe drejtësia e munguar eshte padrejtësi.

Lexo edhe :  Tragjedia e Parashqevisë, pasojë e mediokritetit shqiptar

Ky nuk është dhe nuk quhet riorganizim, ky është një privim që i bëhet shoqërisë shqiptare nga drejtësia.

Kjo kërkon zgjidhje të menjëhershme, nuk mund ta presim zgjidhjen nga protesta e avokatëve, as nga politika shqiptare që vetëm zgjidhje që nuk jep e as nga të ashtuquajturit përfaqësues të popullit në parlament, të cilëve qofshin të pozitës qofshin të opozitës, nuk ua kemi dëgjuar zërin në mbështetjen tonë. Duhet të kuptojmë se reagimi duhet të jetë i yni dhe se është vetëm në interesin tonë. Janë interesat e qytetarëve shqiptarë ato që preken e jo të avokatëve apo gjyqtarëve dhe janë po të drejtat e qytetarëve shqiptarë ato që po shkelen.

Përgjegjësit e hartimit të kësaj strategjie për të përfituar në kurriz të popullit duhet të perballen me qëndrimin e duhur dhe përgjigjen e merituar në mënyrë që të bëjnë një hap pas. Jemi shumë vonë madje, mediat duhej t’i dedikonin ekranet këtij problemi dhe qytetarët apo edhe shoqëria civile duhej të kishin reaguar menjëherë me tubime sepse fjala në Shqipëri e ka humbur forcën e saj. Të paktën nëse shumica ka zgjedhur të heshtë, Korça nuk duhet të veprojë njësoj. Korça ka treguar gjithmonë se ka qytetarë me integritet që dinë të zgjedhin më të mirën në interes të qytetit, të peshojnë situatat, të reagojnë ashtu siç u ka hije. Të heshtim dhe të mos veprojmë në një moment të tillë është papërgjegjshmëri dhe pasojat do i ndjejmë të gjithë herët a vonë.

Të fundit

VIDEO/ Fund dramatik, Atletico Madrid mposhtin Barcelonën në minutën e fundit të sfidës

Fund dramatik në duelin mes Barcelonës dhe Atletico Madridit. Skuadra e Diego Simeones, arriti të triumfonte me përmbysje 1...

Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg

Tregjet e Krishtlindjeve, koncertet e Vitit të Ri, ceremonitë fetare të festave dhe ato për Jubileun, që hapet mbrëmjen e 24 dhjetorit. Sulmi në Magdeburg ka...

FOTOT/ Masakra në Magdeburg, gjermanët zhvillojnë homazhe për viktimat

Qindra njerëz, përfshirë përfaqësues të ekstremit të djathtë, u mblodhën në Magdeburgo 24 orë pas sulmit vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve, i cili shkaktoi...

Legjenda e Hip-Hopit bëhet pjesë e shtëpisë së BBV: Dua koncerte dhe femra!

Banori i dytë i spektaklit televiziv “BBVA4”, është reperi i njohur, Arban “Bani” Përlala, më mirë i njohur me pseudonimin e tij G-Bani (Xhi...

“I thashë Bashës kujdes me deklaratat”/Xhaferaj: Mazhoranca i bleu zgjedhjet 10 ditë para

Deputeti Ferdinand Xhaferaj solli në “Off the Record” një rast të regjistruar gjatë fushatës elektorale, ku eksponentë të PS shkonin shtëpi më shtëpi dhe...

Lajme të tjera

Web TV