“Ballkani i Hapur” ide e Putinit dhe Orbanit?! Vuçiç: Nuk kam folur kurrë me…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha publikisht nga Brukseli se ideja e “Ballkanit të Hapur” nuk ishte e Vladimir Putinit të Rusisë dhe as e Viktor Orbanit të Hungarisë.

Në konferencën për shtyp nga Brukseli, pas Samitit të BE për Ballkanin Perëndimor, Vuçiç deklaroi se nuk ka folur kurrë me Putinin dhe as më Orbanin për “Ballkanin e Hapur”, duke theksuar se kjo nismë ishte një ide e tija, e Edi Ramës dhe Dimitar Kovačevskit.

“Nuk jam këtu për të justifikuar qëndrimin tonë, pasi për mua si President i Serbisë kam detyrimin që në përfaqësim në Këshillin e Sigurimit të mbroj interesin e njerëzve të mi. Unë besoj se do të jemi në gjendje që së bashku të zgjidhim sa më shpejt të jetë e mundur çështjen kaq të vështirë për RMV e Shqipërinë. Do bëjmë maksimumin të rrisim bashkëpunimin mes vendeve tona. I kërkoj popullit serb që të vizitojnë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të punojnë, të marrin leje. Kjo është një nismë e Ballkanit të Hapur, për të cilën jam shumë i kënaqur dhe m’u desh të them sot se nuk ishte ide e ndonjë tjetri, por ishte ideja e ne treve, që donim të kujdeseshim për veten tonë, për njerëzit tanë, për fqinjin.

Dëgjuam një që thoshte se ishte ide e Orban dhe Orban ishte sot aty, nuk e di a i kishte folur dikush për këtë ide atij. Dikush tjetër tha se ishte ide e Putinit, por unë nuk kam folur kurrë me Putinin për këtë, ne e bëmë vetë, nuk kishim nevojë për askënd tjetër. Tri vende që u ulëm bashkë dhe gjetëm zgjidhje për disa probleme. Është e ndaluar kjo? Nuk ka më pak frustrim sot, sa mund të kenë miqtë e mi Edi dhe Dhimitri, por ne mund të bëjmë shumë deri në dhjetor dhe ju premtova miqve evropianë që do bëjmë maksimumin deri në dhjetor të këtij viti dhe më pas besoj që, nuk mund të them nëse nuk do të gëzojmë, të gjithë ne do të jemi më mirë në dhjetor. Edi dhe Dhimitri mbrojtën vendet e tyre dhe interesat e tyre kombëtare në mënyrë kurajoze”, tha Presidenti Vuçiç.

Të fundit

Prokuroria konfiskon 500 mijë euro e dy pasuri të Alda Klosit dhe bashkëshortit të saj

Prokuroria e Tiranës konfiskon pasuritë e Alda Klosit, ish-shefe e kabinetit të ish-ministrit Arben Ahmetaj, e dënuar për fshehje...

G7 diskuton mbi Ukrainën pasi SHBA rifillon ndihmat për Kievin

Ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve më të zhvilluara të botës (G7) do të mblidhen për një takim disa ditor në Kanada. Diskutimet do...

E rëndë në Greqi: Shqiptari vret me thikë gruan dhe më pas hidhet nga ballkoni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 53-vjeçar shqiptar ka masakruar me thikë bashkëshorten dhe më pas është hedhur nga ballkoni i...

Paga mesatare 83400 lekë/Thyhet hendeku mes shtetit dhe privatit

Një individ në 2024 përfitoi rreth 8 mijë e 300 lekë më shumë në pagesën e tij mujore. Rritja e pagave për sektorin publik por...

Kurti “merr me të mirë” SHBA-në: Marrëveshje kornizë për mbrojtjen

Qeveria e Kosovës e ka miratuar nismën për lidhje të Marrëveshje Kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Marrëveshja...

Lajme të tjera

Web TV