Po performonte Ledri Vula/ Shpërthim i fuqishëm në afërsi të një klubi nate në Tiranë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Në afërsi të një klubi nate, të njohur, Magic 4, ku ishte duke performuar këngëtari Ledri Vula është regjistruar një shpërthim të fuqishëm.

Burime për mediat bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në një kabinë elektrike.

Shpërthimi i fuqishëm ka tmerruar klientët e klubit të natës dhe këngëtarin Ledri të cilët me shpejtësi kanë dalë jashtë ambienteve të lokalit.

Në afërsi të kabinës kanë qenë 3 bombula gazi të cilat fatmirësisht nuk kanë pasur dëme, pasi ngjarja mund të përfundonte në tragjedi.

Për rastin nuk ka pasur asnjë njoftim nga policia e Tiranës apo ekipet e zjarrfikëses, pavarësisht se makina të shumta janë parë mbrëmjen e djeshme në afërsi të klubit, për të vënë nën kontroll situatën.

Fatmirësisht nuk raportohen për persona të lënduar.

Të fundit

Rama: Peizazhi i rrugës bregdetare të Qeparosë, një perlë e Rivierës Shqiptare

Qeparoi konsiderohet nga fshatrat më të vjetër të bregdetit shqiptar dhe ofron dëshmi të jetës dhe kulturës së banorëve...

Irani kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pas sulmeve amerikane

Irani ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke i kërkuar të dënojë sulmet e SHBA-së ndaj objekteve...

Bombardimet e SHBA në Iran, NATO: Po e monitorojmë nga afër situatën

Një zyrtar i NATO-s ka deklaruar se Aleanca po ndjek me vëmendje zhvillimet në Lindjen e Mesme, pas sulmeve amerikane ndaj infrastrukturës bërthamore të...

Dasma e shekullit, 50 mijë dollarë kostoja e çdo të ftuari në martesën e Jeff Bezos

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, është gati të lidhë kurorë me partneren e tij, Lauren...

PARADA SHQIPTARE NË NEW YORK/ Një festë e identitetit dhe krenarisë kombëtare

Mijëra shqiptarë marshuan sot (dje) në rrugët e Manhattan-it, si pjesë e parades dedikuar diasporës sonë në New York. Shqiptarët manifestuan kulturën dhe identitetin...

Lajme të tjera

Web TV