Zbardhet biseda e tensionuar Putin-Macron 4 ditë para pushtimit të Ukrainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është publikuar biseda e tensionuar mes Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin, vetëm pak ditë para se Rusia të pushtonte Ukrainën.

Mediet e huaja kanë publikuar transkriptin e negociatave mes dy liderëve, gjatë një bisede telefonike, që nis me fjalët e Macron “Vladimir, së pari një gjë”, por që ndërpritet direkt nga udhëheqësi rus “Dëgjo Emmanuel”.

Biseda është zhvilluar vetëm katër ditë para se Putin të urdhëronte nisjen e sulmeve mbi Ukrainë, dhe siç raportojnë mediat e huaja Macron e pyet troç Presidentin rus se “Do të dëshiroja që së pari të më jepni leximin tuaj të situatës dhe ndoshta drejtpërdrejtë, siç është zakoni ynë, të më tregoni se cilat janë qëlimet tuaja”.

“Çfarë mund të them? Ju vetë e shihni se çfarë po ndodh”, i përgjigjet Putin, duke akuzuar Ukrainën për prishjen e marrëdhënieve të Minskut.

 

 

Më tej, Putin kritikon Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, teksa shprehet se “Në fakt kolegu ynë i dashur z. Zelensky nuk po bën asgjë për të zbatuar marrëveshjen e Minskut. Ai po ju gënjen”, duke akuzuar gjithashtu edhe Macron se kërkon të rishikojë Minskun.

“Nuk e di nëse këshilltari juaj ligjor ka mësuar ligjin! Sa për mua, thjesht shikoj tekstet dhe përpiqem t’i zbatoj ato”, i përgjigjet menjëherë Presidenti francez.

Putin më pas argumenton se propozimet e separatistëve në Ukrainën lindore duhet të merren parasysh. “Por ne nuk na interesojnë propozimet e separatistëve”, thotë Macron.

Por, pavarësisht tensionit, Macron gjithashtu kërkoi të luante rolin e ndërmjetësit, duke thënë se do t’i kërkonte Zelensky-t që të “qetësonte situatën” jo vetëm në forcat e armatosura të Ukrainës, por edhe në mediat sociale. “Mos u dorëzoni ndaj provokimeve të asnjë lloji në orët dhe ditët në vijim”, i kthehet ai Putinit.

Lexo edhe :  Kryediplomati gjerman në Azi, Berlini kritika Kinës për Tajvanin

Siç kanë bërë gjithmonë në bisedat e tyre, të dy burrat përdorin formën joformale të “ti” për t’iu drejtuar njëri-tjetrit.

Telefonata përfundon me Macronin, që i sugjeron Putinit një samit me Presidentin e SHBA, Joe Biden. Presidenti rus nuk kundërshton, por as nuk shfaq interes për të caktuar një dalë.

Pas telefonatës, Elysee informoi gazetarët se një marrëveshje në parim ishte arritur për një samit midis Biden e Putin, por që nuk u bë kurrë.

Fjalët e fundit të bisedës mes dy liderëve janë të përzemërta, ku madje Putini i flet dhe në frëngjisht Macronit, duke i thënë se “Ju falënderoj Zoti President”.

Të fundit

Paratë dhe ushtarët, pse Putin këmbëngul të takohet me Zelenskyn

Analizë e La Stampa Vetëm tre ditë pas samitit në Alaskë, Vladimir Putin u gjend përsëri në pozicion mbrojtës. Ndërsa Zelensky...

Ç’po ndodh me turizmin tonë të verës?

Nga Fatos Çoçoli Vera e këtij viti duhej të ishte një tjetër histori suksesi për turizmin shqiptar. Dhe në fakt, Rinasi zien çdo ditë, hyrjet...

“Berisha të japë dorëheqjen”, avokati: Drejtësia do të jetë efektive për “Partizanin”

Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara, foli për çështjen e aferës “Partizani”. Gjatë intervistës ai tha se...

Rinovimi i kartonit CAP, Rama: Bëhet pjesë e lejes së drejtimit

Një lajm i mirë për drejtuesit profesionistë të mjeteve vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës dhe...

Vritet me thikë 32-vjeçari në Divjakë, shkak sherri për kanalin vaditës

Një 30 vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në një lokal në Divjakë, pasi është qëlluar disa herë me thikë. Ngjarja...

Lajme të tjera

Web TV