“Ta vra*sim”/ Nxënësit nuk përmbahen ndaj mësueses që hartoi provimin e Biologjisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Provimi i fundit i maturës është kthyer në makth për hartuesen e testit të biologjisë.

Fotoja e saj me emrin dhe mbiemrin e pozicionin është shpërndarë në rrjete sociale me thirrjet ‘Le ta vrasim’.

Maturantët që kishin zgjedhur biologjinë mes 11 programeve në listën e lëndëve me zgjedhje , inatin dhe pakënaqësitë për pyetjet që pretendojnë se janë jashtë programit, i kanë shprehur me mllef online.

Përveç ankesave për keqformulimin e ushtrimeve dhe paralajmërimin për protestë të hënën përpara Ministrisë së Arsimit për të kërkuar ripërsëritjen e provimit, të rinjtë virtualisht teksa zbulojnë të dhënat e mësueses që ka përgatitur provimin e biologjisë, e kërcënojnë atë me jetë.

Komentet bullizuese në rrjetet sociale si TikTok, Instagram dhe Facebook janë të shumta, si dhe shumë adoleshentë me fytyrë nuk ngurrojnë të ofendojnë hartuesit e provimeve.

Teksa, edhe vetë Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është përballur në numrin e saj të telefonit me mesazhe fyerjeje ku fajësohet për dështim të hartimit të provimeve si dhe lejimit të kopjimit e mbajtjes së telefonave për nxënësit me mik.

Por i vetmi reagim i saj është në ditën e provimit, ku po virtualisht me një status në Facebook shkruante se i ka ndjekur me vëmendje shqetësimet e maturantëve e se po vlerësohej sërish cilësia e testit.

Të fundit

“A mund të vdes, të lutem?”

Lufta e Izraelit në Gaza nuk ka të bëjë më me zhdukjen e terroristëve. Ajo është shndërruar në një...

Luixhi Pirandelo, revolucionari i identitetit dhe realitetit në letërsinë moderne

28 qershor 1867 Nga Leonard Veizi Çfarë jemi, në të vërtetë? Një trup që lëviz nëpër hapsira të panjohura? Një maskë që vendoset dhe hiqet sipas...

Sa fituan Asllani me shokë nga kalimi i grupit në Botërorin e Klubeve?

Pjesëmarrja në edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube nuk është vetëm çështje prestigji, por edhe një burim i rëndësishëm të ardhurash...

PS në Kongresin Zgjedhor të SPD gjermane, mbështetje për reformat dhe integrimin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko, përfaqësuan PS në Kongresin Zgjedhor të Partisë Social...

I vendosni duart pas shpine kur ecni?/ Ja cfarë do të thotë kjo për personalitetin tuaj

Shumë interpretime të ecjes me duart pas shpine lidhen me vetëbesimin dhe autoritetin . Ky qëndrim është i zakonshëm në mesin e figurave udhëheqëse , siç janë mësuesit,...

Lajme të tjera

Web TV