“Di Maria, ja ku jemi”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Merkato e klubeve kryesore evropiane ka hyrë në fazën më të nxehtë të saj, ku priten shumë afrime dhe largime nga skuadrat e mëdha. E pikërisht këto lëvizje janë në fokusin kryesor të mediave më të njohur sportive.

Më poshtë titujt kryesorë të tyre:

“SPORT” hapet me merkaton e Barcelonës dhe një nga emrat që ka mbajtur pezull zhvillimet në klub. “Dembele, vendimi final”, është titulli i gazetës sportive, me futbollistin francez që pritet nga momenti në moment të bëjë të ditur të ardhmen e tij.

Prima Pagina Sport 27/06/2022

Edhe “Mundo Deportivo” gjithashtu ka në fokus merkaton e katalanasve ku si titull kryesor mban: “Lewandowski, 60 mln euro”, që është dhe shifra që Bayern pretendon të përfitojë nga sulmuesi polak.

Prima Pagina Mundo Deportivo 27/06/2022

“L’Esportiu” i kushton faqen e parë afrimit të klubit katalanas, Pablo Torre me titullin: “Kapërcimi i madh”.

Prima Pagina L'Esportiu 27/06/2022

“Akoma më e vështirë” është titulli kryesor i “AS” që flet për rivalitetin e shtuar në Champions League pas përforcimit të skuadrave si Bayern, City, PSG, Liverpool e Dortmund me blerje respektive si Mane, Haaland, Mbappe (qëndrimi në skuadër), Darëin Nunez e Sebastian Haller.

Prima Pagina AS 27/06/2022

“Fuqi afrikane” është titulli i “Marca”, që i kushton faqen e parë organikës së Real Madrid me emra si Alaba, Tchouameni, Mendy, Rudiger, Camavinga, por edhe Karim Benzema.

Prima Pagina Marca 27/06/2022

“E paimagjinueshme, Nadal është pas” shkruan në faqen e parë “L’Equipe” që flet për fituesit e mundshëm të Wimbledon, ku tenisti serb Novak Djokovic mbetet favoriti kryesor.

Prima Pagina L'Equipe 27/06/2022

Në fokusin dhe faqet e para të gazetave italiane mbizotëron merkato e Juventusit dhe kryesisht Angel Di Maria.

“Di Maria: Juve ja ku jam” është titulli i “La Gazzeta dello Sport” , e cila i kushton faqen e parë akordit të argjentinasit me klubin bardhezi.

Lexo edhe :  Fitore me spektakël në "Anfield", Liverpool zyrtarisht kampion i Premier League!

Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 27/06/2022

Të njëjtin fokus ka edhe “Corriere dello Sport”, e cila madje ka thuajse të njëjtin titull: “Di Maria, ja ku jemi”.

Prima Pagina Corriere dello Sport 27/06/2022

Edhe “Tuttosport”, si zakonisht i kushton faqen e parë merkatos së bianconerëve por në fokusin e saj është De Ligt dhe shifra që Juve dëshiron për ta shitur: “De Ligt? Duam 100 milionë”, është titulli i të përditshmes torineze.

Prima Pagina Tuttosport 27/06/2022

Të fundit

“Vuçiç shkon në Moskë për Kosovën”, Diplomati zbulon planin e Serbisë

Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe në Ukrainë, ka vijuar diskutimin mbi takimi që do zhvillohet midis...

Pogradeci do “kokën” e Tiranës, zbulohet shpërblimi i çmendur nëse arrihet Superiorja

Pogradeci është vetëm një hap larg ëndrrës për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar dhe klubi ka vendosur të motivojë maksimalisht lojtarët për...

Autobusi përplaset me kamionin, mjetet shpërthejnë në flakë, raportohen 7 të vdekur

Një aksident që përfshiu një autobus turistik dhe një kamion pranë Parkut Kombëtar Yellowstone në SHBA vrau shtatë persona dhe plagosi tetë të tjerë. Policia...

Agron Shehaj: “Rama ka frikë nga partitë e reja, 11 maji është datë historike”

Nga Fieri, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor zgjedhjet si mjet për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij...

VIDEO: Mosha bën të vetën, Berisha bëhet lëmsh me mbiemrin e deputetes italiane

Kryedemokrati Sali Berisha shënoi një tjetër “shkarje goje” gjatë takimit me qytetarë të Kurbinit këtë të premte. Gjatë tentativës për ta falenderuar për mbështetjen dhe...

Lajme të tjera

Web TV