Mbyllet samiti i G7, liderët: Nuk do i ndalim sanksionet ndaj Rusisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liderët e G7 mbyllën sot samitin e tyre në Bavari të Gjermanisë me zotimin se do ta bëjnë Rusinë të paguajë për atë se çfarë po bën në Ukrainë.

“Është shumë e qartë që nuk është Perëndimi që kundërshton pjesën tjetër të botës, por pala e paqes kundër asaj të luftës. Rusia nuk mund dhe nuk duhet të fitojë, dhe për këtë arsye mbështetja jonë për Ukrainën dhe sanksionet tona kundër Rusisë do të vazhdojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, me intensitetin e nevojshëm në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha Macron.

“Ne të gjithë biem dakord që presidenti Putin nuk duhet ta fitojë këtë luftë dhe ne do të vazhdojmë ta rrisim koston ekonomikisht dhe politikisht për presidentin Putin”, tha Scholz.

Udhëheqësit ranë dakord ndër të tjera të shqyrtojnë vendosjen e një ndalimi për transportin e naftës ruse që shitet mbi një çmim të caktuar.

Vendosja e një kufiri të çmimit do të ishte një mënyrë për të parandaluar Rusinë që të përfitonte nga pushtimi i saj në Ukrainë, i cili ka rritur çmimet e energjisë.

Udhëheqësit e G7 ranë dakord gjithashtu të shtyjnë për ndalimin e importeve të arit rus.

Të fundit

Dosja “Partizani”, nesër mbahet seanca e parë ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij

Ditën e nesërme në 30 qershor, në GJKKO, do mbahet seanca e parë për dosjen "Partizani". Sali Berisha, dhëndri i...

Gjendet i pajetë 50-vjeçari në plazhin e Durrësit, policia dyshon se është mbytur

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë pak më parë në plazhin e Durrësit, në zonën e quajtur Sektori Rinia. Ende nuk dihet shkaku i...

Dy të miturit nga Maliqi ishin zhdukur prej 4 ditësh, Policia i gjen në Tiranë

Dy të mitur nga fshatrat Zvirinë dhe Leminot të Maliqit, djali 17 vjeç dhe vajza 15 vjeçe, ishin larguar prej 4 ditësh, duke mos...

Karteli Sinaloa përdori të dhënat e telefonit për të zbuluar informatorët e FBI

Një haker që punonte për kartelin famëkeq të drogës Sinaloa në Meksikë arriti të siguronte të dhënat telefonike të një zyrtari të FBI-së dhe...

“Ti je babi im”, Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa

“E Diela Ndryshe” ka mbërritur në puntatën e tetë dhe të fundit, në një mision drejt Korçës. Ndërsa udhëtojnë drejt qytetit plot histori, moderatori...

Lajme të tjera

Web TV