Si ndodhi vr*sja e Pjerin Xhuvanit? Prokuroria e Elbasanit zbardh dosjen, mund të ishte..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Elbasanit ka zbardhur dosjen e plotë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e 4 personave të tjerë dhe ka dalë në konkluzionin se mund të ishte parandaluar, nëse policia do të kishte ndërhyrë në kohë.

Në këtë konkluzion doli edhe prokuroria e Elbasanit, pas më shumë se një viti e 2 muaj hetime nga ngjarja e rëndë dhe dërgoi në arrest shtëpie dy ish-zëvendësdrejtorët e policisë së qarkut, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, ndërsa u pezulluan nga detyra 6 oficerë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Referuar dinamikës së ngjarjes, dy nëndrejtorët e policisë mbërritën të parët në vendin e ngjarjes, në lagjen “5 Maji”, pas njoftimit të bërë nga Arjan Hoxha, i prezantuar si përgjegjës i sigurisë së shtabit elektoral të Partisë Demokratike në Elbasan.

Zyrtarët e policisë po qëndronin në trotuar, duke biseduar me Hoxhën, teksa ky i fundit iu tha se bashkë me kolegët e tij, kishin bllokuar një automjet pa targa, pasi kishin dyshime se drejtuesi i saj, i identifikuar si Mehmet Greca, po blinte vota në favor të Partisë Socialiste. Policia nuk ndërhyri në kohë, duke lejuar që në ndihmë të Mehmet Grecës të vinte Pjerin Xhuvani, Klement Xhaferri Gentian Sharra, Elton Bodinaku, Luan Tabaku, Mario Cela, Marsel Rroka, etj, të cilët lëviznin me 3 automjete. Palët u konfliktuan mes tyre dhe pati shkëmbim zjarri, ku për pasojë mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ndërsa u plagosën 4 të tjerë. Për vrasjen e Xhuvanit akuzohet ish efektivi special i RENEA-s, Arbër Paplekaj, ndërsa dy personat që qëlluan në drejtim të tij nuk janë identifikuar.

“Nga ana e dy zv.drejtorëve, Albert Nushi, drejtor i Hetimit për Krimet, dhe Nikollaq Palla, drejtor i Hetimit për Rendin, dhe nga ana e trupës policore të Forcave të Posaçme Shqiponja nuk është vepruar fillimisht për të shoqëruar Mehmet Grecën dhe mjetin e tij. Moskryerja e këtij veprimi ka lejuar miqtë e Mehmet Grecës që të marrin territor dhe të dominonin në prani të Forcave të Policisë të shtetit”, thuhet në dosje.

Lexo edhe :  Përfundon etapa e katërt e rrethit të 82-të çiklistik/ Ja kush renditet i pari i finishit

Sipas prokurorisë, zyrtarët e policisë mund të reagonin në përputhje me situatën, duke përdorur dhe armën e zjarrit, që të ruanin jetën e qytetarëve.

Të fundit

“Ma ka mbyll derën baba”, Sula: Berisha, makinë e vjetër!

Dashnor Sula ishe këtë të shtunë i ftuar në “Now” në Euronews Albania ku ka folur rreth zhvilimeve të...

Dëbimi i shqiptarëve, britanikët bileta falas Angli-Rinas me avionë specialë

Home Office Ministria e Punëve të brendshme angleze vijon dëbimet e përjavshme të shtetasve shqiptarë pa leje qëndrimi në shtetin ishull. Të vetmet pamje deri...

Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?

Emërimi i Luigji Biankos si nunc apostolik në Slloveni dhe delegat apostolik për Kosovën është pritur me gëzim nga Dioqeza Prizren – Prishtinë, thonë...

Peshëngritësi Pirro Dhima pagëzon vajzën e tij, jehonë në mediat greke

Pirro Dima dhe Afërdita Skafida pagëzuan vajzën e tyre të shtunën, më 31 maj. Çifti zgjodhi Faltoren e Shenjtë të Shën Marina Alykou për...

“Unë nuk marr drogë”, Elon Musk sulmon mediat për publikimin e raportit

Miliarderi amerikan, Elon Musk, ka mohuar me forcë një raport konfidencial i cili flet për përdorim të dyshuar të drogës gjatë fushatës zgjedhore të...

Lajme të tjera

Web TV