Për të shlyer gjyqin me Johnny Depp, Amber Heard “sakrifikon” dhuratën luksoze të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja e njohur Amber Heard do të shesë një dhuratë shumë të shtrenjtë që ka marrë dikur nga Elon Musk, në mënyrë që të paguajë Johnny Depp, pas humbjes së gjyqit për shpifje. Heard ka qenë në një lidhje me themeluesin e ‘Tesla’ dhe ‘Space X’, ndaj edhe dhuratat e majme nga miliarderi afrikano-jugor nuk kanë qenë të pakta. Një nga dhuratat më të shtrenjta ishte një makinë ‘Tesla Model X’. Makina elektrike mund të përshkojë 628 km me një karikim të vetëm dhe ka plot 1200 kuaj fuqi.

Pavarësisht se është një makinë shumë e madhe, ajo mund të arrijë nga 0 në 100 km/h për 2.1 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 250 km/h. Më herët, ka pasur polemika dhe dyshime për makinën nëse aktorja e kishte blerë vetë apo e kishte dhuratë. Mendohej se, si aktore, ajo mund t’i përballojë çmime të tilla të larta, por nuk zgjati shumë dhe u mësua se makina ishte dhuratë nga Musk. Mendohet se vlera e plotë e makinës shkon në rreth 130.000 dollarë.

Ndërkaq, thuhet gjithashtu se Amber Heard është në bisedime për të shkruar një libër që tregon gjithçka për të rritur të ardhurat e saj pas humbjes së padisë prej 10 milionë dollarësh për shpifje kundër ish-bashkëshortit Johnny Depp. Një burim i afërt me yllin e “Aquaman” pohoi se aktorja 36-vjeçare nuk ishte në gjendje të refuzonte paratë. Ata thanë se ajo e konsideron të përfunduar karrierën e saj në Hollywood dhe se nuk ka asgjë për të humbur pas disa muajsh katastrofik.

Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Amber Heard ka fytyrën më të përsosur në botë, sipas një mjeku që përdori raportin e artë grek të bukurisë për të mbështetur pretendimin e tij. Ky raport i ‘Phi’ u zbulua nga grekët dhe përdoret në matematikë, art, dizajn, film, fotografi, etj. Raporti mund të gjendet kudo në natyrë dhe shumë e kanë konsideruar atë një formulë sekrete për të krijuar perfeksion. /TAR/

Të fundit

Pse Enver Hoxha nuk e lejoi Coca-Colën dhe xhinset blu

Në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, shumë gjëra që sot i marrim si të zakonshme – si një...

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

Tetë pasagjerë, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, u lënduan pasi një fluturim i Ryanair-it nga Berlini drejt Milanos u detyrua të devijonte dhe të bënte...

Musk bën akuzën “bombë” ndaj Trump: Figuron në dosjet “Epstein”, ndaj nuk publikohen

Elon Musk nuk ka ndërmend të ndalë sulmen ndaj presidentit amerikan, duke lëshuar një akuzë tepër të rëndë, së fundmi ndaj tij. Përplasja filloi kur...

Parashikimi i motit, 6 Qershor 2025

Sot, e premte, 6 qershor 2025, Shqipëria përjeton një ditë të nxehtë dhe kryesisht me diell në të gjithë territorin.Temperaturat janë të larta, veçanërisht...

Horoskopi ditor, 6 Qershor 2025

Dashi Mundohuni të përfitoni nga fakti se yjet janë në anën tuaj dhe mund të keni mundësi të mira për të fituar diçka më shumë....

Lajme të tjera

Web TV