Marco Verratti grabitet në shtëpinë e Ronaldo-s në Ibiza, vlera prej 3 milion eurosh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Garda Civile po heton vjedhjen e një sasie të konsiderueshme bizhuterish dhe parash të zotëruara nga futbollisti italian i PSG-së, Marco Verratti. Burime pranë hetimit kanë konfirmuar se grabitja ka ndodhur në shtëpinë ku po qëndron këtë verë në Ibiza.

Shtëpia e sulmuar ndodhet në zonën e Cala Jondal, në komunën e Sant Josep dhe sipas Diario de Ibiza, është pronë që ish-lojtari brazilian dhe presidenti aktual i Real Valladolid, Ronaldo Nazário, ka në Ibiza.

Ndonëse nuk konfirmohet, vlera e bizhuterive dhe parave të vjedhura mund të arrijë në rreth 3 milionë euro.

Në momentin e grabitjes nuk kishte njeri në shtëpi dhe nuk ka asnjë shenjë se dera është hapur me dhunë.

Denoncimi për grabitjen është bërë në Gardën Civile në orët e para të së hënës.

Të fundit

“Fëmijët duhet të trajtohen në spital”/ Mjekja: ISHP konfirmoi 5 raste me salmonelë

Mjekja mikrobiologë e njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Gramshit Dafina Shtylla në një intervistë me gazetarin...

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin me ekipin italian, u...

“Moto Fest Shkodra 2025”, tri netë adrenalinë, muzikë dhe spektakël motorësh

“Moto Fest Shkodra 2025” ka dhuruar spektakël dhe adrenalinë në Shkodër për tre netë me radhë. Rreth 200 të pasionuar pas motorëve kanë zbarkuar në...

“11 maji, farsë politike”, Partia e Lirisë: Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor të 11 majit, një farsë politike,...

Turi i 82-të çiklistik/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Turi i 82 çiklistik i Shqipërisë starton ditën e nesërme, i ndarë në 5 etapa. Në kuadër të këtij turi, policia ka bërë të ditur...

Lajme të tjera

Web TV