Ministrja Ekonomi: Njerëzit kanë kursyer në banka, ekonomia po reziston

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur sot seanca e radhës në parlament. Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet Milva Ekonomi, iu përgjigj akuzave të deputetes së Partisë Demokratike, Grida Duma për dështimin e qeverisë në ndërhyrjen e rritjes së çmimeve.

Ekonomi tha se qeveria ka marrë masat e duhura. Sipas ministres, situata ekonomike është e qendrueshme, madje sipas saj, shqiptarët kanë vendosur edhe para mënjanë.

“Në fakt duke menduar se ishte orë ekonomie që duhet të vendosej në shinat e caktuara që ne diskutojmë doja të thoja se sot INSTAT ka publikuar të dhënat e GDP-së. Meqë jemi duke monitoruar të dhënat është fakt se rritja ekonomike në Shqipëri është e nivelit të lartë dhe e krahasueshme me vendet e BE (5.6%).

Duke parë këtë shifër kemi vënë re që gjërat janë të vështira por ekonomia jonë ka rezistuar. Po të shihni të dhënat e Agjencisë së Depozitave, njerëzit që kanë depozita, numri i tyre në fund të 2021 ishte rritur dhe kishte shkuar më shumë se 2 mln. Vlera e depozitave të siguruara kishte shkuar në mbi 3 trilionë lekë.

INSTAT na ka ndihmuar edhe me ndarjen e buxheteve të familjeve për grupe me nga 20% dhe vumë në dukje se paketa e rezistencës jep kuptim për pensionistët dhe ata me pagë që ne e çuam në 40 mijë lekë të reja. Me paketën e rezistencës këto grupe ia dolën me rritjen e inflacionit. Shifrat janë të rëndësishme dhe paketat në ekonomi ishin sinjifikative. Ne menduam për disa sektorë. Çmimet në tregjet globale nuk varen nga ne.”, u shpreh ajo.

Të fundit

Zjarri në fshatin Xath, kryebashkiaku: Ministrit i kam çuar mesazh, por…

Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Hilë Curri, është shprehur për Report Tv se banesat në fshatin Xath rrezikohen seriozisht nga...

Vrasja në Gjilan, flitet për fajde me dorëzani 70 mijë euro

Selami e Edmond Hasani si dhe Abedin Hoxha mbetën viktima të një ngjarjeje të rëndë që ndodhi mesditën e së dielës në Gjilan. Mefail...

“Do i fus në një dhomë për dy minuta”, Trump zbulon planin Putin-Zelensky

Donald Trump, ka deklaruar se do ta vendosë Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në një dhomë me Zelenskyn për të arritur një marrëveshje për...

Zjarret po djegin vendin, raportohen 30 vatra aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të fundit të situatës së krijuar nga vatrat e zjarrit në territorin e vendin. Vihet re një përkeqësim...

Humb jetën nga i nxehti 4-vjeçari, e gjejnë brenda makinës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur javën e kaluar në Olmedo, Itali, ku një djalë 4-vjeçar humbi jetën pasi u gjet pa ndjenja në...

Lajme të tjera

Web TV