Aksident i rëndë në Kapshticë, humb jetën një 31-vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Kapshticë. Burime për abc bëjnë me dije se një makinë ka dalë nga rruga në afërsi të kthesës së Gosës.

Nga aksidenti ka humbur jetën një person. Burime për abc bëjnë me dije se viktima është një i ri 31-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.07.2022, rreth orës 16:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, në afërsi të fshatit Kapshticë, Devoll, shtetasi A. Sh., rreth 31 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi A. Sh. dhe është dëmtuar pasagjeri shtetasi A. B., i cili ndodhet në Spitalin e Bilishtit jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.

Të fundit

“The Devil Wears Prada 2”, moda e mbuluar me diamante

Anne Hathaway dhe Meryl Streep rikthehen me bizhuteri luksoze dhe veshje që premtojnë të ndezin trendet e reja ...

Braçe denoncon bllokimin e korsisë së emergjencës në Unazë: Nuk funksionon

Deputeti socialist Erion Braçe vijon denoncimin publik të problematikave sociale dhe shëndetësore që prekin qytetarët e kryeqytetit. Ditën e sotme ai ka bërë një video-postim të shoqëruar...

22 gusht 1962 – Atentati, paramilitarët komplot për të vrarë Charles de Gaulle

Në fillim të viteve ’60, Franca gjendej në një nga periudhat më të tensionuara të historisë së saj moderne. Lufta e Algjerisë po hynte...

Historia prekëse, shqiptari në Gjermani gjen vajzën e tij pas shumë vitesh

Një histori prekëse e një shqiptari ka marrë vëmendje në Gjermani. Kadri Mahmuti, u bë baba në Paris në vitin 1979. Por kur vajza e...

OKB konfirmon zyrtarisht zinë e bukës në qytetin e Gazës

Për herë të parë, një agjenci e mbështetur nga OKB-ja ka konfirmuar zyrtarisht shpërthimin e zisë së bukës në qytetin e Gazës dhe zonat përreth. Më...

Lajme të tjera

Web TV