Lufta për kapjen e tregut të ilaçeve, dy pistat e hetimit për tritolin ndaj Suida Kukës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Lufta për të kapur tregun e shitjes së medikamenteve dhe pajisjeve farmaceutike në zonën veriore të Shqipërisë, si dhe një gjobëvënie e mundshme ndaj biznesmenit Agim Kuka, janë dy pistat kryesore ku policia e Shkodrës, është përqëndruar në hetimin e ngjarjes së vendosjes të tritolit tek makina e Suida Kukës.

Drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, ka vetëm 1 muaj e gjysëm që ishte emëruar në këtë institucion, duke pasur akses në kontrollin e tregut, të ilaçeve në farmacitë që operojnë në zonën veriore të Shqipërisë.

Tregu i medikamenteve është më fitimprurësi dhe pa dyshim, lufta për të kapur këtë treg është e madhe. Aq më tepër kjo luftë shtohet dhe bëhet më e egër, për disa medikamente që rimbursohet financiarisht nga qeveria, dhe e gjithë procedura e subvencionimit ndiqet nga drejtoria që përfaqëson, Suida Kuka.

Sipas burimeve të policisë Shkodër, pista e detyrës është parësore dhe kjo përforcohet akoma dhe më tepër nga përmbajtja e një SMS-je, që ka mbërritur ditën e ngjarjes, në telefonin e drejtoreshës dërguar nga një person anonim.

Mësohet se përmbajtja e tekstit të sms, ku personi me një numër të huaj i shkruan drejtoreshës, vetëm pak minuta pasi ishte vendosur lënda shpërthyese poshtë makinës së saj.

“…largohu dhe mos qëndro asnjë sekondë në atë zyrë, duhet të na qëndrosh larg… të ikësh edhe prej Shkodrës…”-thuhet në dokumentat e policisë.

Pas këtij mesazhi Suida Kuka, ka njoftuar bashkëshortin dhe babain e saj, biznesmenin Agim Kuka.

Më tej drejtoresha ka njoftuar dhe policinë e Shkodrës, duke bërë që në vendngjarje të shkojnë forca të shumta. Megjithëse autorët janë përpjekur qartësisht që përmes këtij mesazhi të lidhin ngjarjen me detyrën e drejtoreshës, në fakt policia e Shkodrës po kryer veprime hetimore edhe në pistën e gjobëvënien.

Lexo edhe :  “Altin Dumani, hero i vitit”, Minxhozi: Ka krijuar pritshmëri dhe shpresë!

Babai i Suida Kukës, Agim Kuka, është një nga biznesmenët më të njohur në Shkodër. Ai zotëron kompaninë e elektroshtëpiakeve “Arjoni” dhe është një nga bizneset që shet pajisje elektronike dhe elektrike të firmave të njohura.

Dyshimet për një gjobëvënie të mundshme ndaj babait të Suidës, ka bërë që policia dhe prokuroria e Shkodrës të verifikojë këtë pistë me shpresën e zbulimin e provave që do çonte në zbardhjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Të fundit

Jeta 100-vjeçare e ish-presidentit Jimmy Carter përmes fotove

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter ndërroi jetë në moshën 100-vjeçare. Presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara jetoi më gjatë...

FOTOLAJM/ Berisha ndjek live Ramën në konferencën e fundvitit

Kryetari i PD-së Sali Berisha ndjek live në facebook konferencën e kryeministrit Edi Rama për festën e fundvitit. Ish kryeministri do të përballet me kundërshtarin...

Rama: Shqiptarët që bëjnë transferta parash nga jashtë vendit, s’do kenë komision ekstra

Në konferencën e fundit me gazetarët, Kryeministi Edi Rama ka njoftuar që shqiptarët emigrantë dhe jo vetëm, të gjithë ato që bëjnë transferta parash...

Procesi i integrimit në BE/ Rama përgëzon administratën

Kryeministri Edi Rama në një konferencën e fundit për gazetarët ka folur për ecurinë e procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Gjatë fjalës së tij,...

Dietat, orët shtesë dhe…/ Shlyhen sot pagesat e prapambetura për policët

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka dhënë urdhër Departamentit për Shërbimet mbështetëse në DPPSH, që brenda ditës së sotme të...

Lajme të tjera

Web TV