Masakra mes bandave shqiptare në Athinë, zbulohen emrat e 3 viktimave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adil Tefa është njëri prej tre shqiptarëve që ka mbetur i vrarë nga masakra e përgjakshme mbrëmjen e së shtunës në Athinë.

Tefa drejtonte makinën tip “Mercedes” dhe qëlloi personin me motoçikletë. Më pas babai i personit me motoçikletë qe ishte nga pas e qëlloi Tefën dhe e vrau.

Më pas babai i personit me motoçikletë qe ishte nga pas e qëlloi Tefën dhe e vrau.

Dy shtetasit e tjerë shqiptarë të vrarë mësohet se janë Jani T. dhe Gëzim A., rreth 30 vjeç, të dy me precedentë penale në fushën e narkotikëve, raporton Ballkan Web.

Sipas informacioneve të deritanishme bëhet fjalë për larje hesapesh mes 2 bandave shqiptare, që ishin të njohura nga policia për krime të mëparshme dhe aktivitetin e tyre në botën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Ndërkohë mësohet se njëri nga shqiptarët është vrarë nga policia greke, në tentativë e sipër për ta neutralizuar.

Dëshmitarët okularë kanë thënë për mediet greke se fillimisht menduan se të shtënat ishin fishekzjarrë, ndërsa më pas kanë parë efektivët te plagosur.

“Papritmas dëgjuam të shtëna armësh. Në fillim menduam se ishte fishekzjarrë. Më pas kuptuam se çfarë ndodhi. Ne pamë një oficer policie që po çalonte dhe një tjetër që ishte i shtrirë në tokë. Kishim frikë”, thotë një dëshmitar okular.

Ndërkohë sipas informacioneve paraprake bëhet fjalë për ekzekutim të planifikuar, pasi mediet greke flasin për larje hesapesh mes dy familjeve shqiptare, që ishin shpërndarës droge.

Njëra nga 3 viktimat konsideronte autorin si fajtor për arrestimin e tij një muaj më parë.

Kronika e ngjarjes

Çdo gjë nisi në lagjen “Kato Patisia” të Athinës, në kohën që persona të cilët udhëtonin me një automjet tip “Mercedes” me targa shqiptare, u përleshën me drejtuesin e një motoçiklete, i cili mbeti i plagosur rëndë, por gjatë orëve të para të mëngjesit humbi jetën në spital.

Lexo edhe :  Papa: Kryepiskopi Anastas ‘ndihmoi në rizbulimin e besimit pas vitesh ateizmi’

Në vend u gjend babai drejtuesit të motoçikletës, i cili ndoqi “Mercedesin” me një automjet tip “Audi” dhe qëlloi me armë duke e lënë të vdekur në vend, raporton abcnews.al.

Një tjetër person që ndodhej në “Mercedes” tentoi të largohej me vrap, por u përplas nga një automjet që po kalonte rastësisht në rrugë dhe mbeti i plagosur, ndërsa një person tjetër që ndodhej po në të njëjtën makinë mundi të dalë nga makina dhe nën kërcënimin e armës grabiti një makinë tip “Toyota”.

Menjëherë me të mbërritur në vendngjarje policia nisi të kërkojë makinën “Toyota”, të cilën e gjeti jashtë një bari në lagjen “Agjius Anargjirous”.

Policia i bëri thirrje të dorëzohet, por i riu hapi zjarr duke plagosur dy policë.

Prej përleshjes së armatosur mbeti i vrarë edhe autori.

Burime thonë se tre viktimat e ngjarjes janë shqiptarë, por ende policia nuk ka dhënë emrat. Hetimet tregojnë se grupi i armatosur është sulmuar në “Kato Patisia” prej rivalëve në momentin që po përgatiste të sulmonte barin në “Agjius Anargjirus”.

Të fundit

Kush fshihet pas BITCOIN?/ Kush është pronari dhe sa rrezikshmëri ka?

Bitcoin është një kriptovalutë dhe një sistem pagese në mbarë botën. Eshtë monedha e parë dixhitale e decentralizuar, pasi sistemi...

CEFTA në Konferencën e nivelit të lartë mbi Integrimin Ekonomik Rajonal

Beçiq, Mal i Zi, 28 Janar 2025 – Sekretariati i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) mori pjesë në Konferencën e...

Tregu gjerman në krizë?! Rritet numri i qytetarëve të papunë gjatë muajit janar

Papunësia arriti deri në 6.4% gjatë muajit janar nga 6% që ishte dhjetorin viti të kaluar, duke shënuar një rekord të ri në dekadën...

Selena Gomez humb mbi 800 mijë ndjekës në Instagram pas videos emocionale për emigrantët

Selena Gomez ka humbur rreth 800,000 ndjekës në Instagram në muajin e fundit. Kjo vjen pas reagimeve të ashpra për videon e saj emocionale...

Nga energjia te alkooli, ja si mund t’i luftojë Kanadaja tarifat dërrmuese të Trump

Kanadaja do të reagojë me forcë dhe menjëherë nëse Donald Trump vendos tarifa, tha kryeministri kanadez, Justin Trudeau. “Nuk është ajo që duam, por nëse...

Lajme të tjera

Web TV