Tragjedi/ Autobusi plot me pasagjerë bie në greminë, të paktën 19 të vdekur (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 19 persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik, pasi një autobus plot me pasagjerë ra në një greminë.

Aksidenti fatal ka ndodhur në Pakistanin Perëndimor. Sipas mediave vendase autobusi u përmbys në një rrugë të rrëshqitshme pranë Dhanisar në provincën Khyber Pakhtunkhwa ndërsa po shkonte për në Quetta nga Rawalpindi.

Aksidentet rrugore fatale janë të zakonshme në Pakistan për shkak të infrastrukturës së keqe në vend, automjeteve të vjetra dhe shoferëve të pakujdesshëm.

Në fillim të qershorit, një aksident i ngjashëm ndodhi në Pakistanin jugperëndimor kur një minibus ra në një kanion për shkak të shpejtësisë së madhe, duke vrarë 22 pasagjerë.

Të fundit

Konfirmohet: Lini në Pogradec, vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë

Universiteti i Bernës dhe Instituti i Arkeologjisë kanë konfirmuar Linin në Pogradec si vendbanimi më i vjetër me palafite...

Fox News: Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqen

Fox News ka bërë të ditur se një ligjvënës i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA po nominon Presidentin Donald Trump për Çmimin Nobel për...

Antony Blinken: Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte një gabim i madh

Nga Antony J. Blinken, ish-Sekretar i Shtetit gjatë presidencës së Joe Biden. Botuar fillimisht në "New York Times" Sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj tre prej...

Komandanti i Gardës Revolucionare: Trump është i marrë dhe injorant

Nëse Shtetet e Bashkuara do të godasin sërish Iranin, do të përballen me një “mësim historik”, ka kërcënuar komandanti i Gardës Revolucionare iraniane, Mohammad...

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës me risi, feston nisjen e fluturimeve Lisbonë–Tiranë

24 Qershor 2025 | Tiranë, Shqipëri – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka shënuar sot një tjetër moment të rëndësishëm në zgjerimin e rrjetit...

Lajme të tjera

Web TV