Festimet e 4 korrikut kthehen në tragjedi/ Të shtëna me armë në SHBA, disa viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

5 viktima janë regjistruar nga sulmi me armë në festimet e 4 korrikut në Illinois, Çikago, SHBA.

Mediat vendase raportojnë po ashtu se të paktën 16 persona raportohet të kenë mbetur të plagosur dhe paniku mbizotëroi në mesin e turmës.

Zjarrfikësit dhe mjekët në vendngjarje raportuan përmes radiove të tyre se rreth nëntë persona ishin qëlluar. Ky numër nuk është konfirmuar zyrtarisht, por disa autoambulanca janë parë duke dërguar viktimat në spital.

Dëshmitarët pretenduan se kishin parë të paktën pesë njerëz të gjakosur të shtrirë në tokë dhe një tjetër nën një batanije, sipas Chicago Sun Times. Sulmi u regjistrua në nisje të paradës për festimet e pavarësisë, ndërsa agresori që hapi zjarr është i paidentifikuar.

Marshuesit raportuan se kishin dëgjuar të paktën 20-25 të shtëna armësh rreth dhjetë minuta pas fillimit të paradës, ndërsa njerëzit filluan të vrapojnë, duke kërkuar siguri.

Disa njerëz që morën pjesë në paradë thanë se panë personin e armatosur në çatinë e një ndërtese, me policinë që nisi një operacion për ta gjetur atë.

Të fundit

Pse Milani e refuzoi? Boniface më në fund tregon “sekretin”

Viktor Boniface ka thyer heshtjen dhe për herë të parë ka zgjedhur të flasë hapur për transferimin e tij...

Erion Braçe ngre alarmin: Shqiptarët po mashtrohen

Ndryshe nga 3 dekada më parë, në vitin e mbrapsht 1997... sot shqiptarët po mashtrohen nga “firmat piramidale në internet”. Ato që joshin për...

Zelensky nuk sheh “tryezë” me Putin

Çdo takim midis presidentëve rusë dhe ukrainas duhet të jetë “i përgatitur mire”. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e theksoi këtë, duke nënkuptuar se...

Tensione diplomatike, Kopenhageni akuzon Trumpin për “operacione sekrete”

Ministria e Jashtme daneze ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA-së, diplomatin më të lartë në ambasadën amerikane në Kopenhagen, pasi një raportim...

Situata në Gaza, prifti: 450 refugjatët e kishës Sacra Famiglia, në gjendje dramatike

Mesazhi i fundit nga prifti Gabriel Romanelli titullohet qartë: “Të qajmë dhe të lutemi”. Në qytetin e Gazës, situata është dramatike, dhe Parrochia e...

Lajme të tjera

Web TV